U kthye nga Holanda por ‘humbi’ në mes të Tiranës, ja provat e reja nga zhdukja e Tauland Mazes në vitin 2015

Tuesday, 04 February 2020 11:46

Dy javë më parë, emisioni “Uniko” nga Spartak Koka trajtoi historinë e 33-vjeçarit Tauland Maze, i njohur edhe me identitetin tjetër Entoni Janushi, i cili rezulton i zhdukur prej 5 vitesh. Ai ishte parë për herë të fundit pranë Koopshtit Zoologjik në Tiranë më 19 Janar 2015, kur dhe bëri denoncim babai i tij

Nga burime konfidenciale, emisioni “Uniko” ka mundur të zbulojë vendndodhjet e tjera të Enton Janushit, ditën kur u raportua si i humbur. Po atë ditë, 3 orë më vonë pasi kishte takuar prindërit në një lokal, ai u largua drejt bregdetit.

Tabulatet e tij telefonike tregojnë se 33-vjeçari ka qenë në zonën e Vollgës dhe ish-Kënetës në Durrës në orën 15:54 minuta. Prej këtej, Entoni zhvendoset në një tjetër qytet. Rreth 45 minuta më vonë, 33-vjeçari shfaqet në Shqipërinë e Mesme. Qelizat e tij telefonike tregojnë se ai ndodhej në Peqin.

Në të dyja rastet, nuk ka informacion nëse Enton Janushi ka qenë i shoqëruar apo i vetëm. Prej këtij momenti, sinjali i tij është zhdukur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...