Emiljano Shullazi drejt lirimit nga burgu

E Enjte, 20 February 2020 11:52

Kreu i bandës së gjobëvënësve, Emiljano Shullazi, mund t’i thotë “lamtumirë” qelisë, së bashku me shumë të burgosur të tjerë të rrezikshëm. 

procesi ndaj Shullazit po zvarritet prej disa kohësh, për shkak se nuk është vendosur ende nëse dy anëtarët e trupës gjykuese, Etleva Temo dhe Artur Kalaja, do të shqyrtojnë këtë dosje.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ndryshoi emrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kjo e fundit iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke e pyetur nëse dy gjyqtarët Temo dhe Kalaja mund të ishin pjesë e procesit të Shullazit.

Por, prej disa muajsh KLGJ nuk ka kthyer asnjë përgjigje, duke bërë që procesi të futet në ngërç. Lidhur me këtë ngërç, vetë gazetarja Lala iu drejtua KLGJ për ta pyetur për ngecjen e një procesi kaq të rëndësishëm, ku në përgjigjen e tij, ky institucion sqaron se çështja po trajtohet me seriozitet.

 KLGJ lë të nënkuptojë se i është drejtuar Kuvendit me një shkresë për t’i kërkuar mendim. Të gjitha gjasat janë se do kërkohen ndryshime ligjore, duke bërë që çështja të shkojë drejt dështimit, nëse nuk merret një vendim i shpejtë nga KLGJ.

Modifikuar më E Enjte, 20 February 2020 11:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...