Operacioni “Besa 2018”, goditet grupi kriminal i trafikut të drogës që vepronte në Itali, ekzekutohen 25 urdhra arresti

Hënë, 09 Mars 2020 16:52

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve

Operacioni “Besa 2018”, i organizuar dhe zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, hungareze dhe atë turke.

Guardia Di Finanza në Treno ka ekzekutuar 25 urdhra arresti ndaj një grupi kriminal që operonte në provincën e Bolcanos dhe në rajonin e Venetos.

Ndërkohë që, në Shqipëri, operacioni u drejtua nga Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH dhe DVP Vlorë.

Gjatë operacionit në Vlorë janë ushtruar disa kontrolle banesash dhe është ekzekutuar në ambientet e burgut, urdhri i ndalimit për shtetasin E. K, i cili ishte arrestuar nga DVP Vlorë në dhjetor 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni në Shqipëri, falë procedurave të bashkëpunimit ndërkombëtar të Interpol ZQK Tirana dhe Interpol Roma, zyrave ndërlidhëse në Bari e Romë të Policisë së Shtetit dhe zyrës Uci Albania të Policisë Italiane në Tiranë.

Operacioni i koduar “Besa 2018” ka filluar në vitin 2018 dhe është përmbyllur me arrestimin e 22 subjekteve në Itali dhe 3 jashtë saj. Policitë homologe në Shqipëri, Hungari dhe Turqi kanë bashkëpunuar për zbardhjen e skemës së funksionimit të grupit kriminal.

Në kuadër të operacionit, gjatë dy vitesh hetime, janë arrestuar 12 persona në flagrancë, prej të cilëve 8 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 zviceran e 1 italian, ndërkohë që 6 të tjerë, 4 italianë dhe 2 shqiptarë janë hetuar në gjendje të lirë.

Policia e Shtetit përditë e më shumë po tregon profesionalizëm dhe besueshmëri të lartë tek partnerët, duke u radhitur e barabartë mes tyre në çdo operacion ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...