Armand Hallvaxhiu që humbi jetën të dielën pasi u mbyt teksa zhytej në brigjet e Karaburunit, prej disa vitesh punonte si operator në disa në disa media televizive.
34-vjeçari kishte pasion zhytjen, pasion i cili i mori dhe jetën. Prej disa vitesh ai ushtronte këtë sport si dhe ishte pjesë e shoqatës së zhytësve profesionistë.
Pak ditë më parë ai kishte postuar në Facebook pamje nga zhytjet më të fundit ku shprehej se e kishte marrë malli.
Armandi kishte një pasion të madh për zhytjet, por padyshim edhe kameran dhe fotografinë, duke sjellë momente të magjishme nga bota nënujore në ekspeditat dhe zhytjet që ai ka kryer gjatë këtyre viteve.
Ai kishte vendosur bashkë me disa shokë të shkonte këtë fundjavë në Vlorë dhe të zhytej në thellësinë e bregdetit të Jonit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë prej andej dhe është mbytur në vendin e quajtur shpella e ”Haxhi Ali-ut”.
Vdekja e Armandit ka qenë e hidhur për familjarët, miqtë e kolegët të cilët kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e tij.