1988/Vizita e Lordit Nikolas Bethel në Muzeun e MPB-së në Tiranë

Premte, 15 June 2018 18:31

 

Nga Kastriot Dervishi

1

Lordi Nikolas Bethel (Nicholas Bethell) një studiues i njohur edhe për librin e tij “Tradhtia e madhe” në të cilin u bënë të njohura sakrificat e emigracionit politik shqiptar për rrëzimin e regjimin kriminal komunist, vizitoi Shqipërinë në vitin 1988. Ndër të tjera, synimi i tij ishte të shihte edhe aspektin shqiptar në lidhje me temën e studimit të tij. Pasi erdhi në Shqipëri, autoritetet komuniste, me një krenari tipike të regjimeve sovjetike, e çuan në Muzeun e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë për një vizitë. Me shumë dinjitet, Bethel dhe bashkëshoqëruesi i tij, lanë shënime të përgjithshme në këtë muze.

Të ngarkuarit e regjimit, synonin “t’i mësonin” historinë një lordi britanik me aq përvojë e kulturë. Me një arrogancë e mungesë takti që vetëm komunistët e kanë, ata pretendonin se dinin gjithçka mbi çka pro tregonin, pavarësisht se kishin përpara vetëm disa fotografi e rrecka e asgjë tjetër. Është fakt se misionet britanike i ndihmuan jashtë mase komunistët gjatë kohës së luftës me bazë materiale, flori, armë, etj. Në fundin e 1944-s, komunistët nuk do ishin aq të gatshëm për të marrë pushtetin po të mos kishin përkrahjen britanike, përkrahje e cila rezultoi fatale për fatet e Shqipërisë. Në stendën e muzeut në fjalë, pavarësisht se ishin çështje pa lidhje me objektin, historia e organeve të punëve të brendshme fillonte me misionet britanike. Normalisht kjo nuk kishte asnjë lidhje sepse aktiviteti i MPB-së duhej të fillonte në vitin 1944. Por ata e interpretonin këtë si brenda vigjilencës komuniste në nisur në vitin 1943, me datën false gjoja të krijimit të armës së Sigurimit të Shtetit.

Në orën 12.30 të datës 19.11.1988 Lordi Nikolas Bethel, Antoni Simpson e bashkëshortja e tij, iu drejtuan Muzeut të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ata ishin të qartë se po vizitonin muzeun e krimit komunist, por ishin të interesuar që ta shihnin patjetër këtë pjesë. Komunistët kujtonin se me këtë vizitë do t’u mbushnin mendjen vizitorëve britanikë se sa të aftë ishin ato (komunistët) në veprimtari të tilla spiunazhi. Kjo vizitë bëhej pikërisht në kohën kur uria në vend po bënte namin dhe shqiptarët po dallonin përherë e më shumë si një vend i rreckosur e i lodhur në mes të Europës.

Sapo mbërritën në muze (ish godina e Drejtësisë së Përgjithshme të Burgjeve), ata u pritën nga instruktori Eqerem Petoshati dhe ciceroni Isuf Lila.

(vijon)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...