1943/Goditja e Kuvendit Kombëtar me top, dëmtoi vetëm një pllakë. Si u manipulua ngjarja

E mërkurë, 17 October 2018 18:19
Punonjësi i Pallatit Mbretëror para pllakës së dëmtuar Punonjësi i Pallatit Mbretëror para pllakës së dëmtuar

Nga Kastriot Dervishi

Më 18 tetor 1943 nga një kodër afër Pallatit Mbretëror në dalje të Tiranës, komunistët e brigadës së 3-të (e cila ishte formuar më 9 tetor 1943 në Arbanë) goditën me top selinë e Kuvendit Kushtetues. Pas ngjarjes, nxorën një trakt ku akuzuan “asamblenë e Gestapos” (në asnjë dokument të kohës nuk ekziston fjala “asamble”) se po përsëriste “tradhtinë e 12 prillit 1939” (në një kohë që ishte e kundërta, po rrëzoheshin këto vendime). Ironikisht, komunistët nuk donin të rrëzoheshin vendimet fashiste të 12 prillit 1939. I donin të ishin në fuqi ende. Kjo ngjarje është dhënë tërësisht në një variant të falsifikuar sikur bëri hatanë, u ndërprenë punimet e Kuvendit, punimet u zhvendosën, etj. Pas lufte, data 18 tetor u caktua si ditë e armës së artilerisë. Le të shohim provat.

1-Kuvendi Kombëtar nuk i çeli punimet më 18 tetor, por më 16 tetor, me një fjalim të kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm, Ibrahim Biçakçiu.

2-Në historikun e brigadës së 3-të (gjendet të Arkivin e PPSH-së), data jepet gabim (14 tetor), por thuhet se “armiku” u kundërpërgjigj me topa e aeroplanë (kaq i shpejtë ishte armiku!) dhe si pasojë u vranë partizanët Llukan Ceka dhe Vasil Gjylameti. Fakti i vrasjes së tyre është fshirë nga historiografie komuniste. Pallati Mbretëror u godit vetëm te një pllakë e vogël (shih fotografinë). Pasqyra gjoja e dëmtuar që ruhet sot si relike brenda pallatit, i takon luftimeve të nëntorit 1944.

3-Mbledhja e tretë e Kuvendi Kombëtar u mbajt më 22 tetor 1943, miratoi 5 vendime të tij që bënë të mundur:

-Shfuqizimin e vendimeve të Asamblesë së 12 prillit 1939, e cila kishte “votuar” për “bashkimin personal” midis Shqipërisë dhe Italisë.

-Abrogimin e të gjitha ligjeve që binin në kundërshtim me vendimin e 22 tetorit 1943.

-Caktimin e institucionit të Këshillit të Naltë të Regjencës për aq kohë sa do të zgjaste lufta, si dhe ushtrimin prej tij të pushtetit ekzekutiv. Po ashtu Këshilli i Naltë i Regjencës ushtronte bashkarisht me Parlamentin pushtetin legjislativ.

4-Rifuqizimin e Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare të vitit 1928.

5-Konsiderimin e paqenë dhe pa fuqi për çdo efekt, të dekretligjit të datës 9 qershor 1940, me të cilin Shqipëria njihej palë në luftë me ato shtete me të cilat Mbretëria e Italisë ishte në luftë”.

Pas goditjes me top, kryetari i Kuvendit, në mbledhjen e datës 22 tetor 1943, ndër të tjera deklaroi:

“Mjerisht, për fat të keq, duke qenë ne këtu në këtë pallat mbledhur për të kryer një detyrë që është vetëm për të mirën e atdheut tonë, disa prej vëllezërve tanë nuk i japin gjendjes së sotme atë rëndësi që po i japim ne, na goditën me top, me qëllim që të pengojnë e të prishin një punë kaq patriotike. Është e ditur se kjo ngjarje në kundërshtim me karakterin dhe burrërinë shqiptare, nuk bëri tjetër veçse na forcoi vullnetin për të mos iu shmangur detyrën që na është ngarkuar për ta bërë Shqipërinë prapë të lirë duke rrëzuar një dinasti të huaj, e cila na u imponua me anë të forcës së bajonetave”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...