Nga Kastriot Dervishi
Pas kapitullimit të Italisë, apeli i kryeministrit pasohet me telegramin e ministrit të Punëve të Brendshme, Kolë Bibë Mirakaj. Edhe ky e ushtronte detyrën nga 11 majit 1943.
Telegrami
“Kurrë më tepër se në këtë moment delikat të historisë, kombi nuk ka pasë nevojë të jetë i bashkuem, të mbajë gjakftohtësinë e rregullin, prej të cilave, varet jeta e kombit. Ftojmë gjithë autoritet civile e policore dhe i bajmë përgjegjës para historisë, që të përdorin të gjithë mjetet e masat, tue fillue prej atyne ma atnore e ma tradicionale. Me lidhë besë me krenët e vendit e në lyp nevoja dhe me mjetet ma ekstreme për të mbajtë rregullin e për t’u bashkue top të gjithë shqiptarët, rreth flamurit të shenjtë, për të ruajtur kufijtë e ekzistencës e kombit. Ushtritë që ndodhen në tokën tonë që prej sodit do të pushojnë çdo veprim, po janë të disponueshme me u mbrojtë e me rujtë rregullin. E theksoj për të gjithë e në mënyrë të veçantë, për gjindarmërinë, policinë e milicinë kombëtare, se është detyrë e shenjtë të mos abandonojnë kurrkush detyrën. Ata qi veprojnë të kundërtën, tradhtojnë kombin. Apeli i kryeministrit të vihet ndër vendet e shpalljes”.