1947/I varrosur në oborrin e Sigurimit

E Enjte, 24 December 2020 16:38

Nga Kastriot Dervishi

Foto Nini vdiq në birucat e Seksionit të Sigurimit të Sarandës më 31.7.1947 në moshën 26 vjeçare. U varros në oborrin e Sigurimit të Shtetit. familja kërkonte eshtrat e tij. Më poshtë lexoni letrën e babait 85 vjeçar dhe përgjigja e Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilët thoshin se nuk dinin gjë.

***

Komitetit Central të Partisë Komuniste, Tiranë

Shok anëtar! Më datë 31.5.1947 më është arrestuar djali im Foto Nini nga organet e Sigurimit të Sarandës, si person i dyshimtë për ata. Kujtoja se unë baba i tyre, gruaja e tij, mëma, vëllai e të gjithë pjesëtarët e familjes se djalin e kemi në duart e Sigurimit, diku i izoluar në ndonjë burg, por pa nam e nishan thotë një proverb popullore. Mbas kthesës dhe si morën ju frenat e Ministrisë së Brendshme, trockistit pa princip Koçi Xoxe dhe në diskutim-sqarimet, etj, që ju bënë popullit nga ana e njerëzve të pushtetit në kinema të ndryshme, na u deklarua haptazi nga organet e Sigurimit të Sarandës se Foto Nini nga torturat e shumta, ju shkaktua vdekja dhe është varrosur në kopshtin e Seksionit të Sigurimit të Sarandës. Nuk dua të zgjatem dhe nuk mund të ndërhyj në punët e Sigurimit, por vetëm më imponohet t’ju vë në dukje se nuk guxoj të shkoj në shtëpi nga mëma, gruaja e tij, më kërkojnë trupi t tij ta qajnë e ta varrosin (dhe kanë të drejtë). I jam drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, por mbasi nuk kam asnjë përgjigje, mora guximin e ju drejtohem juve o djem të dashur dhe ju lutem: Në qoftë se nuk gjen ndonjë pengesë, të urdhërohet Seksioni i Sarandës të na dorëzojë trupin e tij për ta varrosur në varrezat popullore. Në rast të kundërt, ju lutem t’i njoftohet Komitetit Ekzekutiv këtu që të mbledhim mendjen e të mos vazhdojmë të kërkojmë trupin e tij. 

Vdekje fashizmit - liri popullit

Nga katundi Nivicë Bubar e banues në Sarandë

85 vjeçar, babai i Foto Ninit

Lel Nini

(Vangjel Nini)

***

Seksioni administrativ

Komitetit të PPSH-së së Rrethit Sarandë

Z.Vangjel Nini nga katundi Nivicë Bubar e banues në Sarandë i ka drejtuar një lutje Komitetit Qendror dhe kërkon që t’i jepet autorizimi që të tërheqë eshtrat e djalit të tij Foto Nini nga kopshti i Seksionit të Sigurimit të atyshëm, ku sipas pohimeve të të interesuarit, Foto Nini është varrosur nga njerëzit e Sigurimit mbasi i është shkaktuar vdekja prej torturave. Për sa më sipër, t’i thuhet z.Vangjel Nini se Komiteti Qendror nuk ka dijeni nëse është e vërtetë që djali i tij të jetë varrosur në kopshtin e Seksionit të Sigurimit të Sigurimit të Sarandës, prandaj ai mund t’i drejtohet për këtë çështje Seksionit të Punëve të Brendshme aty dhe të marrë sqarimet e nevojshme.  

Drejtori i Kuadrit

Teodor Heba

Modifikuar më E Enjte, 24 December 2020 16:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...