Marrëveshja me Jugosllavinë u nënshkrua fshehtas dhe u publikua me vonesë

Hënë, 28 December 2020 13:41

Nga Kastriot Dervishi

Më 27.11.1946 në Beograd u nënshkrua “Traktatit mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”, nga përfaqësuesit e qeverive përkatëse, e pashembullt në histori,. Çuditërisht, nënshkrimi i tij u mbajt i fshehtë. Popullit iu bë e njohur se ishte nënshkruar një marrëveshje e tillë vetëm më 11 dhjetor 1946. Gazeta më e madhe në vend shkruante se midis dy vendeve ishte nënshkruar një “marrëveshje e madhe”. Njoftimi ishte bërë i përbashkët nga të dyja qeveritë. Artikulohej sikur përfituese do ishte Shqipëria sepse Jugosllavia gjoja do merrte përsipër të ndihmonte Shqipërinë në drejtim të mjeteve të prodhimit. Njoftimi bënte fjalë për “armiq të përbashkët” dhe “interesa identike”.

Me foto në masë të barabartë ishin portretet e Enverit dhe Titos. Nën foton e Enverit shkruhej: “Populli shqiptar e shikon më të qartë e më të sigurte avenirin e tij”, i cili ishte edhe kryeartikulli i gazetës. “Përkrahja” e Jugosllavisë konsiderohej “vitale”, e “gjithanshme”, “gjithnjë e më e dobishme”, përcaktuese në ngritjen e ekonomisë.

Lajmi kombinohej me ndihmat që po vinin nga Jugosllavia me grurë për të dhënë idenë se kish nisur menjëherë kjo ndihmë e madhe. Një ditë më vonë shkruhej se Durrës, Vlorë e Sarandë, anijet jugosllave po shkarkonin 28 mijë kuintal grurë. Titulli i madh i gazetës: “Gruri po vjen në sasira të shumta nga Jugosllavia”. Në Durrës u organizua një ceremoni festive në të cilën foli kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës, Adil Çarçani, i cili flet për 10 mijë kuintal grurë (gabimisht është shkruar 100 mijë) që do dhuroheshin nëpërmjet një “gjesti” nga Jugosllavia duke shprehur mirënjohjen për mareshalin Tito. Kapiteni i anijes tha se “Me anën e Titos dhe Enverit, ky vëllazërim do të forcohet edhe më shumë, do të bëhet një shkëmb i fortë ku çdo sulm i reaksionit do të thyejë hundët”. Kjo gjë bëhej për të vënë në gjumë popullin e për ta shitur grabitjen e pritshme si me përfitime të mëdha për vendin. Vijojnë titujt entuziastë: “Me përkrahjen e Jugosllavisë populli shqiptar do të realizojë jetën e lumtur”. “Ajo që tregon më mirë se çdo gjë tjetër, forcën e popullit tonë me popujt e Jugosllavisë, vlerën e kësaj miqësie dhe garancinë që përfaqëson ajo për të ardhmen tonë, është konvencioni (marrëveshja-shënim) ekonomik që u nënshkrua më 27 nëntor (1946). Ky konvencion nuk është vetëm një marrëveshje ekonomike midis dy vendeve. Ai është konkretizim i luftës së përbashkët, i idealeve të përbashkëta dhe i rrugës së përbashkët në të cilën ecin dy popujt”-theksonte në faqen e parë me të mëdha gazeta më e madhe në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...