1945/Vëzhguesit amerikanë në Tiranë

E mërkurë, 30 December 2020 15:21
Fotoja është bërë në derën kryesore të ambasadës amerikane nga rruga e Elbasanit. Përveç Jacobsin, dallohet edhe Fultzi Fotoja është bërë në derën kryesore të ambasadës amerikane nga rruga e Elbasanit. Përveç Jacobsin, dallohet edhe Fultzi

Më 8.5.1945 vëzhguesit amerikanë nën drejtimin e oficerit të shërbimit të jashtëm të SHBA-së Josef E. Jacobs erdhën në Shqipëri. Drejtuesi deri më datën 1.1.1945 punoi si këshilltar i legatës dhe konsull i përgjithshëm në Kajro. Departamenti i Shtetit njoftoi transferimin e tij nëpunës për çështjet e jashtme pranë shtabit të Komandës Madhore të Aleatëve në Teatrin e Mesdheut me qendër në Kaserta. Me telegramin e datës 2.1.1945, sekretari i shtetit njoftoi ministrin amerikan në Egjipt, Tuck të komunikonte me Jacobsin se nuk duhej dhënë përshtypja te shqiptarët se do njihej qeveria e E.Hoxhës. Madje këto probleme nuk duheshin shfaqur me publicitet. Fillimisht, e deri në mbarim të zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945, Jacobs nuk arriti të spikasë problemet e vërteta me të cilat po kalonte Shqipëria. Jacobs, një diplomat karriere, në fillim të vitit 1946 e quajti qeverinë e E.Hoxhës “një grup paskrupull” në shërbim të sovjetikëve e jugosllavëve, duke bërë parashikime të tmerrshme për të ardhmen e popullit shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...