1947/U pushkatuan veç e veç, fjalët e fundit të tyre

Premte, 15 Janar 2021 15:47
Aqif Haveriku dhe Hazbi Puto Aqif Haveriku dhe Hazbi Puto

Nga Kastriot Dervishi

Hazbi Refat Puto, lindur më 1899 në Gjirokastër, banues po këtu, tregtar, me arsim kurs 3 vjeçar në SHBA, arrestuar më 22.4.1946 dhe kapiten Aqif Mehmet Haveriku, lindur në Kavajë në vitin 1910, banues në Gjirokastër, arrestuar më 24.4.1946, bëheshin fajtorë se ishin kryesorët e një organizate. Cilësoheshin “elementë antipushtet” të lidhur me UNRRA-n dhe anglo-amerikanët. Përveç tyre u gjykuan edhe të tjerë. Një proces tërësisht fals dhe i manipuluar.  Të dy u dënuan me vdekje, pushkatim.

Ekzekutimi me vdekje u bë më 11.6.1947, ora 22.40 në varrezat e Gjirokastrës, pranë lumit. Pjesëmarrës ishin prokurori Vangjel Kocani, i deleguari i Seksionit të Sigurimit Andrea Miçi, sekretari Bektash Kote dhe mjeku Reshat Kapshtica. Fillimisht u vra Aqifi në sy të Hazbiut. Pas 5 minutash u vra Hazbiu. Në fjalët e fundit ata thanë:

-Hazbi Puto: “Fëmijët, ah fëmijët! Aman fëmijët. Tjetër gjë s’kam ç’të them. Amani mor! Pse më vrisni?”

-Aqif Haveriku: “Eh mor prokuror! Erdhe?! Mirë bëre. Unë jam shqiptar, nuk jam tradhtar. Ti je tradhtar! Unë jam shqiptar dhe do vdes shqiptar. Nuk pranoj të huaj në vendin tim. Një herë kam për të vdekur. Mirë bëtë. Thuaj Bedri Spahiut që aprovoi mendimin tuaj, se s’kam gjë për të thënë, por vetëm sipër në burg, kam lënë dy letra. Ia jepni Bedri Spahiut. Hajdeni, mirë bëtë. Tjetër gjë s’kam për të thënë, veçse më zgjidhni duart”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...