1944/Spiunim komunist ndaj 6 hebrenjve në Tiranë

Hënë, 25 Janar 2021 14:46

Në dokumentin e mëposhtëm bëhet fjalë për arrestimin e 6 hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, pas një denoncimi nga një komuniste. Se historitë me hebrenj në Shqipëri nuk janë tërësisht ashtu siç duan t’i quajnë.

***

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Komiseria e Policisë Tiranë

Tiranë, 12.5.1944

Lënda: Mbi 6 çifutët e arrestuar nga gjermanët, në bashkëpunim me organet e kësaj zyre.

Në gjegje të (shkresës) sipërmes, kemi nderin t’ju lajmërojmë se çifutët t’arrestuem me datë 16 prill të këtij viti nga ana e policisë gjermane në bashkëpunim me organet e kësaj zyre, më datë 30 prill të këtij viti nga ana e policisë gjermane, të shoqnuem, janë dërgue nga ana e Strugës e Bitoljes (Manasatirit) në drejtim të paditun. Në hetimet e imta të zhvillueme nga kjo komiseri, na rezulton si vijon:

1-Çifuti Sallamon Salltiel, i të vdekunve Isak e Matilda, lindur më 1915 në Shkup, banues në Shkup, nënshtetas ish-jugosllav, ka ardhur në Shqipni më datë 10 fruer 1943, tinizësht, tue kalue kufinin bullagaro – shqiptar në Ferizaj abuzivisht, mbasi nuk ishte i pajisun me pasaportë të rregullt ose ndonji tjetër dokument udhëtimi. Ne Ferizaj, i mshefun, ka qëndrue dy muaj por nga autoritetet e vendit asht diktue dhe kap dhe internue në Kavajë, ku ka qëndruar deri në kapitullimin e Italisë. N/prefekti i Kavajës, z.Mehmet Gani (Qani) me datë 17 dhjetor 1943, me nr.extra, i ka lëshue nji letër-identiteti në emën falso: Sali Isa Saltiel! Ky letër-identiteti, e përmban edhe fotografinë e Salamonit si dhe vulën zyrtare të n/prefekturës në fjalë. Përveç kësaj, Bashkia e Tiranës, Zyra e Shëndetësisë, më datë 12 qershor 1943, me nr. 2021 i ka lëshuar nji letër-identititeti, po n’emën falso Sali Isa Saltiel. Këtu në Tiranë, Salomoni asht marrë me tregtina të vogla. Përveç kësaj asht marrë dhe me shitjen e të hollave me monedha italiane (lireta), të cilat të holla ia dërgonte nji farë Dervish Jahi, tregtar nga Shkodra e anën e nji shoferi nga Shkodra që quhet Qamil Gali, me shërbim pranë shoqërisë automobilistike transportesh “Çurçia” në Shkodër. Banknotat në monedha italiane, Dervish Jahi i paska ble prej njërëzve të ardhun nga Mali i Zi dhe simbas marrëveshjes që paska me Sallomon Salltiellin këta të holla në monedha italiane, ja shiste italianëve, të cilët po ktheheshin n’Itali. Për këtë punë, Sallomoni nga Dervishi kishte nji shpërblim provizor të vogël, edhe në shumën e të hollave, e marrun nga shitja e liretave italiane në monedha shqiptare ose në napolona flori, po me anën e shoferit Qamil Gali, ja dërgonte Dervish Jahit në Shkodër. Edhe shoferi në fjalë kishte nji shpërblim të vogël për këtë shërbim. Në vijën politike, nuk ka qenë e mundun të konstatohet ndonji gja, megjithëqë Sollomoni asht i dyshimtë.

2-Samiko Salltiel, i të vdekunve Isak dhe Matilda, lindun më 1920 në Shkup, banues në Shkup, i racës ebraike, nënshtetas ish-jugosllav, ka ardhur në Shqipni abuzivisht më datë 5 mars 1943, po n’at mënyrë si i pari. Asht vlla i të parit, Sollomonit. Edhe ky poseidon nji letër-identiteti n’emën: Sami Isa Saltiel, si i lindun dhe banues në Ferizaj të Kosovës të Kosovës. Letër identiteti i asht lëshue nga n/prefekti i Kavajës më datë 17 dhjetor 1943 me nr.extra dhe përman fotografinë e tijsi dhe vulën zyrtare të n/prefekturës. Samikojo, këtu në Tiranë, nuk asht marrë me ndonji punë, por ka qenë ndihmësi i Sollominit. Në vijën politike, në ngarkim të tij, nuk ka qenë e mundun të konstatohet ndonji gja, por asht i rrezikshmëm.

3-Jakov Gatenjo, i të vdekunve Mois dhe Jafa, lindun më 1921 në Shkup, i racës ebraike, nënshtetas ish-jugosllav, ka hy në Shqipni abuzivisht si dy të parët me datë 5 mars 1943. edhe këtij, n/prefekti i Kavajës, i naltpërmendun i ka lëshue nji letër identiteti më datë 17 dhjetor 1943, me nr.extra, n’emën Jak Gateni si i lindun dhe banues në Ferizaj të Kosovës. Edhe kjo letër-identiteti e përmban fotografinë e tij me vulën zyrtare. Këtu në Tiranë, nuk asht marrë me ndonji punë, por ka qenë ndihmësi i Sollomonit Santiell në tregtin e tij të dyshimtë. Edhe në ngarkim të tij, nuk ka qenë e mundun të konstatohet ndonji gja në vijën politike, por largimi i tij nga toka shqiptare ka qenë i dëshirueshëm.

4-Haim Metallon, bir i Sollomonit e së gjallës Matilda, lindë më 1923 në Shkup, banues në Shkup, ka hye në Shqipni abuzivisht po n’atë mënyrë si të parët më datë 17 shtator 1942, tue instalue në Tiranë. Asht marrë me punë si komisioner tregëtarësh. Asht i martuem pa fëmijë. Ka bashkëpunue me Sollomon Salltiellin. Megjithëqë nuk ka qenë e mundun të konstatohet ndonji faj në ngarkim të tij në vijën politike, prap se prap qëndrim i tij ka qenë i padëshirueshëm.

5-Matilda Matallon, e bija e të vdekunve Haim e Alegra, lindrun me 1892 në Shkup, banuese në shkup, nënshtetas ish-jugosllav, i racës ebraike, më datë 17 shtator 1942, po n’at mënyrë si të parët, abuzivisht ka hyrë si të parët në tokën shqiptare, tue u instalue në Tiranë, shtëpiake. Ka qenë e padëshirushme. E ama e personave të shënuem në nr 4 e 6.

6-Ester Matallon, e bija e Sollomonit dhe Matildës, lindun më 1909 në Shkup, banues në Shkup, i racës ebraike, nënshtetase ish-jugosllave, më datë 17 shtator 1942, po abuzivisht si të parët ka hyrë në tokën shqiptare, tue instalue nji kohë në Prishtinë e mandaj në Tiranë. E pamartueme. Ish-nëpunëse private në Shkup. Këtu në Shqipni nuk asht marrë me ndonji punë. Asht propagandiste e flaktë e Partisë Revolucionare Serbe të Drazha Mihajlloviçit. Në Prishtinë dyshoheshe se ajo merret për spiunazh për llogari të Drazha Mihajlloviçit, mabi gjithmonë shoqnoheshe me oficera italianë. Për këtë shkak, nga organet e sigurimit botuer të Prishtinës, ka qenë e detyrueme të largohet nga ky qytet. Ka qenë një vajzë 35 vjeçare shumë misterioze edhe, në vijën politike, shumë e dyshimtë. Largimi i saj nga toka shqiptare ka qenë i domosdoshëm.

Arrestimi i të naltpërmendunve ka ndodhë në këtë mënyrë:

Një vajzë e quajtuna Ksantipa Stavri, nga Durrësi, tash banuese në Tiranë, me datë të 15 prillit, u paraqit në këtë zyrë, tue thanë se çiftutët e naltpërmendun, zhvillojnë veprimtari spiunazhi, se ata kanë shumë të holla në monedha të huaja, stërlina e dokumenta kompromentuese. Kjo zyrë, thaniet e kësaj vajze i muar parasysh edhe disponoj, që më datë 16, dmth të nesërmen, nga organet e kësaj zyre të bahet nji kontrollim i imtë në banesën e tyne edhe në rast pozitiv të veprohet n’arrestimin e tyne. Kur organet e kësaj zyre vajtën në banesën e çifutve t’naltpërmendun, aty gjetën policinë gjermane të komandës SS në verim e sipër. Me ardhjen e Policisë Shqiptare, policia gjermane jo vetëm që nuk kundërshtoi veprimin e Policisë Shqiptare, por përkundrazi asht lutë që në bashkëpunim të vazhdojë veprimet. Organet e kësaj zyre, meqenëse policia gjermane veprimet ma parë i kishte fillue, edhe çifutën e naltpërmendun nga gjermanët ishin ndalue dhe grumbullue me nji qoshe t’oborrit pranuan bashkëpunimin e propozuan edhe veprimet e mandajshme bashkarisht u zhvilluen. Në kontrollin e bamun, përveçse letrat në gjuhën malazeze me karakter tregtar, ndonji gja tjetër kompromentuese nuk u gjet në përkufizimin e personal të Sollomon Salltielit iu gjet nji shumë të hollash si vijon (jepet sasia e të shumës -shënim).

Për këto të holla dha spjegime Sollomoni se janë të Dervish Jahit, tregtar nga Shkodra, tue thanë se banknotat në monedha shqiptare janë marrë nga shitja e liretave italiane, ndërsa banknotat në monedha italiane ishin për të shitë. Të hollat në fjalë u sekuestruan nga policia gjermane, mbasi veprimi ishte fillue nga ata.

Nga hetimet e mapastajme na rezultoj se vajza Ksantipa Stavri, përveç lajmit që e kishte ba në këtë zyrë, njikohësisht kishte lajmërue edhe komandën e policisë gjermane SS, komandën e regjimentit të gjindarmërisë, edhe kështu vajza në fjalë ka shkatue nji konfuzion. Ksantipa Stavri këtë gja e kishte ba me qëllim, që të shpëtonte në shpëtimin e dashnorit të saj komunist Jemin Koçi, i cili nga organet e kësaj zyre, më datë 14 prill të këtij viti ishte arrestue si pjesëmarrës në vrasjen një nënoficeri e nji agjenti të policisë. Edhe vajza në fjalë asht me ndjenja komuniste dhe imorale, por tash për tash nuk asht konstatue se zhvillon ndonjë aktivitet komunist. Sa sipri ju parashruam për njoftim e në gjegje të sipërmes.

Drejtori i Policisë së Qendrës

Shaqir Preza

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...