Dushan Mugosha instruktonte përdorimin e armëve të zjarrit

Hënë, 08 February 2021 12:38
Enver Hoxha dhe Dushan Mugosha në malet e Shqipërisë në pritje të mbarimit të luftës Enver Hoxha dhe Dushan Mugosha në malet e Shqipërisë në pritje të mbarimit të luftës

Pas themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare nga jugosllavët Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, partia filloi të ndërtohej në bazë prefekturash (qarkorë). Miladini ishte kryetari i partisë (për anën politike), ndërsa Dushani përgjegjës për anën ushtarake. Të dy ata morën pjesë në mbledhjet themeluese të qarkorëve. Më poshtë jepet pjesa e themelimit të qarkorit të Korçës, në të cilin, Dushan Mugosha kujtonte pyetjet që i ishin bërë nga anëtarët e qarkorët, ndër të tjera e llojit të përdorimit të armëve nga Gjeli Argjiri, i cili më vonë i mësoi mjaft mirë ato. Kjo është shkëputur nga kujtimet e Dushan Mugoshës, botuar së pari në vitin 1971 në revistë e më pas në vitin 1973 në një libër. Të gjitha pjesët e botuara në revistë, kanë ardhur në Arkivin e PPSH-së qysh në atë kohë dhe janë përkthyer në shqip.

***

Pjesë nga kujtimet e Mugoshës

Rruga më tej na çonte në Korçë. Këtu anëtarët e ish grupit të Korçës përbënin shumicën e anëtarëve. Megjithatë na duhej të vepronim nga fillimi, sikurse edhe në Tiranë. Të reja ishin vetëm përgjigjet lidhur me pyetjet e reja. Kështu p.sh. një shok, punëtori Gjeli Argjiri, tani gjeneral i ushtrisë popullore shqiptare, që ishte ilegal, pyeti: “Ju na thoni se askush nuk duhet të bjerë i gjallë në duart e armikut. Unë kam revole. A mund të qëlloj me të”. Mori përgjigje se mund të qëllonte nëse kishte forcë dhe revolen e kishte në rregull. Nga pamja dukej sikur u shkarkua nga një barrë e rëndë. E ndjente veten të lirë, sikur ia kishte zgjidhur duart njeri. Tha se ishte shofer. E pyeta pse nuk kishte qëlluar deri tani. “Kështu na kanë mësuar, të presim” – u përgjigj ai.

Në këtë organizatë, përgjithësisht kishte shumë punëtorë e zanatçinj. Ndërsa në të gjithë organizatat e tjera ata ishin në pakicë. Intelektualë e nxënës ishin shumë pak. Nuk na kujtohet që në Korçë të na jetë bërë ndonjë pyetje provokative, si ato të Tiranë. Anëtarët pranuan pa rezerva dokumentet konferencës së themelimit të partisë, përshëndetën krijimin e partisë dhe shprehën gatishmërinë që nën udhëheqjen e komitetit qendror të luftojnë për çlirimin kombëtar e shoqëror.

Modifikuar më Hënë, 08 February 2021 16:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...