1953/Letra e djalit të Kristo Floqit: Po vdes nga varfëria

E Enjte, 11 February 2021 16:39

Kristo Floqi (1873-1951) është personalitet dhe figurë e shquar e historisë së Shqipërisë. Jurist, gjyqtar, nëpunës i lartë civil, ministër, deputet, anëtar i Këshillit të Shtetit, publicist, botues i gazetës “Indipendenca shqiptare”, editor i “Diellit”, kryetari organizatës “Vatra”  dhe shkrimtar. Rrallëkush mund t’i përmbledhë kaq shumë cilësi. Me triufin e regjimit të injorantëve në nëntor 1944, ai nuk u pa mirë nga regjimi që nuk i duronte njerëzit e shkolluar. Gjendjen e rëndë në familjen Floqi e tregon një letër e djalit të tij për zonjën Eleni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, letër e cila ndalohet nga organet e Sigurimit. Letra besohet se është shkruar në fillim të vitit 1953. Dy vjet pasi Kristo Floqi kishte vdekur, i biri i tij gjendej në dëshpërim e mjerim të plotë. Komunistët kishin zbrazur gjithë mllefin e tyre ndaj djalit të Kristo Floqit duke bërë atë që asnjë pushtues nuk kish guxuar ta bënte.

Letra e Piro Floqit, në janar 1953:

Jemi pa punë, pa pension, pa shtëpi, pa rroba dhe copë-copë. Shtëpinë na e shtetëzuan, plaçkat m’i vodhën. S’kemi gjë prej gjëje. Po vdes nga uria. Po ngordh nga të ftohtit. Në punë nuk më marrin se nuk kam rroba. Po të kisha rroba mund të hyja në punë. Prandaj lutem urgjentisht më dërgo dollarë valutë, ilaçe e të tjera dhe në rast se nuk i ke ti, hap një fushatë te shqiptarët e Amerikës për të ardhur në ndihmë sa më parë sepse ata nuk do refuzojnë për të ndihmuar të birin e patriotit të kulluar Kristo Floqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...