Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Hënë, 15 Mars 2021 11:23

Nga Kastriot Dervishi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri strategjik i shqiptarëve, vendi kampion i lirisë dhe demokracisë në botë. Ata mbrojtën Shqipërinë nga copëtimi pas Luftës së Parë Botërore, si dhe rrëzuan regjimin më të egër që ka njohur njerëzimi, atë komunist. Ata mundësuan Kosovën e pavarur. SHBA njohu zyrtarisht Shqipërinë më 28.8.1922. Marrëdhëniet midis dy vendeve deri në vitin 1939 ishin të shkëlqyera. SHBA nuk njohu pushtimin fashist të Shqipërisë dhe legata e saj u mbyll pas pushtimit fashist. Me përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, SHBA nuk u ngut të rivendoste marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë komuniste. Më 8.5.1945 mbërriti në Shqipëri grupi i vëzhguesve i kryesuar nga oficeri  i shërbimit të jashtëm të SHBA-së Josef E. Jacobs. Ky mision nuk u përfundua me rekomandimin për njohjen e qeverisë komuniste dhe si rezultat, pas votës së SHBA-së e Britanisë së Madhe për mosnjohjen e Shqipërisë në OKB, u organizua inskenimi i “sabotimeve” në Maliq. Si përfundim, më 14.11.1946 kryesuesi i grupit të vëzhguesve George D.Henderson (Jacobs ishte larguar), pasi i dorëzoi legatën te ministri francez në Tiranë, me tre makina të personelit u largua nga Shqipëria. Një peripeci e gjatë për anëtarët e misionit dhe një sjelle e keqe e regjimit kundrejt tyre. Largimi i diplomatëve amerikanë ishte një fat i zi për Shqipërinë. Vendi kaloi plotësisht nën kontrollin komunist jugosllav e sovjetik, në një diktaturë tipike të pashembullt. U kthye në një vend të mohimit të çdo të drejte dhe një terren eksperimental ku individi nuk llogaritej fare.

Do kalonin vite. Regjimi nuk mund të ndalte proceset e rënies në komunizmit në Lindje të Europës. Renia e komunizmit dhe rivendosja e marrëdhënieve ishin të pashmangshme. Mesazhe u dhanë gjatë vitit 1990.

Më 13.6.1990 sekretari i shtetit James Baker deklaroi hapur kushtet që duhej të plotësonte Shqipëria për t’u bërë pjesë e bashkësisë së vendeve të lira: përparim drejt pluralizmit politik, respektim të plotë të të drejtave të njeriut, lirimin e të burgosurve politikë, zgjedhje të lira dhe zbatim i reformave që do të çonin në krijimin e një ekonomie tregut.

Pasi Shqipëria pranoi pluralizmin politik dhe zgjedhjet parlamentare ishin në prag, më 15.3.1991 në Uashington u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të dokumenti të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Muhamet Kapllani dhe ndihmëssekretari i shtetit Raymond G.H. Seitz (sekretari i shtetit ndodhej në një turne jashtë vendit). Ceremonia, në të cilën morën pjesë edhe kryetari i PD-së Sali Berisha, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Gramoz Pashko dhe anëtarë të bashkësisë shqiptaro-amerikane, u organizua me kujdes në mënyrë që qeveria komuniste të mos merrte meritën për njohjen diplomatike. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, deklaroi para ceremonisë se udhëheqësit e opozitës shqiptare, d.m.th. të PD-së, i kishin kërkuar Uashingtonit rivendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve. Zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Marlin Fitzwatear, tha se SHBA e shihnin rivendosjen e marrëdhënieve si një rast për të mbështetur reformat demokratike në Shqipëri.

Pas disa përgatitjesh paraprake, ambasada amerikane në Tiranë u çel më 2.10.1991. Deri këtë kohë, ajo kishte shërbyer si seli diplomatike për Francën dhe Italinë.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në nuk janë thjesht të domosdoshme, por në radhë të parë jetike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...