Keqtrajtimi i shqiptarëve që vinin nga trojet shqiptare në Jugosllavi

Tuesday, 31 August 2021 19:21

Daut Mustafai, lindur në Reçan të Gostivarit në vitin 1938, me 3 klasë të liceut artistik të Shkupit, ardhur në Shqipëri më 20.9.1958, në letrën e datës 21.12.1960 për KQ të PPSH-së, midis të tjerash shkruan:

“Prej ditës së ardhjes sime në Shqipëri e deri më sot, unë nuk gëzoj akoma liri dhe të drejta të plota njëlloj si vëllezërit e mi shqiptarë, sepse prej asaj dite e deri më sot unë ndodhem në qendrën e emigrantëve jugosllavë në Çermë, Lushnjë. Gjatë kësaj periudhe gati 2 vjet e gjysmë, kam pasur sjellje shembullore...asnjeri nuk më ka ardhur për të më pyetur për hallet e mia, megjithëse i jam drejtuar me lutje shumë herë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Degës së Lushnjës.

Meqenëse tani ndodhem në një gjendje shpirtërore shumë të vështirë, gjendje e cila më çon drejt fazës së parë të tuberkulozit, sepse nuk mund t’i rezistoj jetës së emigracionit me elementë të ndryshëm. Jam në moshën më të lezetshme të rinisë, kam etje të madhe për studime. Dëshiroj të marr shtetësinë shqiptare dhe të gëzoj çdo të drejtë dhe unë si shqiptar së bashku me vëllezërit e mi.

Kohët e fundit bëra kërkesë që të gjej punë në qytetin e Lushnjës, qoftë për arsimtar ose pranë shtëpisë së kulturës. Kryetar i seksionit të arsimit nga provat që dhashë ma miratoi, por Dega e Punëve të Brendshme nuk ma miratoi lejen që të banoj në qytet, megjithëse unë banimin e kisha siguruar pranë shokut tim, meqë jemi rritur bashkë në bangat e shkollës edhe kur ishim në Gostivar. Nga gjithë këto padrejtësi, që më bëhen dhe nga vuajtjet shpirtërore, jam gati të humb edhe kujtesën mendore, do të dëmtoj zemrën dhe në këtë mënyrë do të humb avenirin tim të lumtur”.

Më 30.1.1961 MPB kthen përgjigje duke thënë se kërkesat nuk mund t’i plotësohej pasi nuk mbante qëndrim të mirë politik. Në vitin 1972 Dauti, duke qenë me banim në Lushnje u arrestua dhe u dënua.

Modifikuar më Tuesday, 31 August 2021 19:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...