Pjetër Arbnori u ridënua në prag të lirimit nga burgu

Hënë, 20 December 2021 20:22
Në politikën penale të organeve të diktaturës komuniste, kur një i dënuar ishte në prag të lirimit nga burgu, përdorej si mjet frikësimi rekrutimi me material shtrëngues. Kur i dënuari refuzonte, në pjesën më të madhe, ai ridënohej. Si dokumente fillestare për këtë shërbenin dosja formulare, si dhe disa kallëzime nga të burgosur me moral të ulët. Procesi i ridënimit zhvillohej nga një konsultim paraprak midis me Degës së 8-të të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, organit të hetuesisë dhe degës së punëve të brendshme ku i dënuari vuante dënimin. Praktika dilte nga karakteri i fshehtë agjenturial-operativ në atë ligjor hetimor-gjyqësor, kur futej në lojë prokuroria.
Deri në gusht 1978 dosja formulare e përpunimin aktiv e Pjetër Arbnorit, (i cili vuante dënimin nga viti 1961) përbëhej nga 269 fletë. Ai ndiqej për agjitacion e propagandë, nisur me akuzën fillestare se kishte formuar parti në burg. Në drejtim të tij kishin raportuar një sërë bashkëpunëtorësh si: “Trëndafili”, “Bindja”, “Dardha”, “Radohima”, “Stugara”, “Shtogu”, “Tota”, etj. Organet dilnin në këtë konkluzion:
“Ka bërë një pjesë të madhe të dënimit në kampet e riedukimit dhe gjatë punës ka përfituar ulje nga masa e dënimit dhe së shpejti lirohet nga burgu. Kohët e fundit, me qëllim që t’i shpëtojë ridënimit, ai ka ndërprerë bisedat me karakter armiqësor dhe qëllimisht nuk futet në biseda me të dënuar të tjerë. megjithëse këtë, siç vihet në dukje edhe gjatë kohës së dënimit ai ka zhvilluar aktivitet të mprehtë armiqësor me tendencë organizimi, nga e cila nuk ka hequr dorë, se paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore e për këtë propozojmë rimarrjen e tij në përgjegjësi penale. Të këtij mendimi janë edhe shokët e hetuesisë”.
Arbnori u arrestua më 30.1.1979. U dënua me 12 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. U lirua nga burgu më 3.8.1989.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...