Balsamosën të gjallë 28-vjeçaren, stafi i spitalit do të përballet me gjyqin

E mërkurë, 11 Prill 2018 14:48

Stafi i spitalit rus, ku humbi jetën pas dhimbjesh të tmerrshme 28-vjeçarja Ekaterina Fedyaeva, do të përballet me gjyqin.

Rasti lemerisës i vajzës, së cilës iu injektua aksidentalisht në vena “formalinë” në vend të një solucioni fiziologjik, shkaktoi bujë të madhe në vend e jashtë tij.

“Formalina” përdoret rëndom për balsamosjen e trupave. 28-vjeçarja ishte operuar për heqjen e një kisti në vezore, e ndërhyrja kirurgjikale ishte realizuar pa probleme.

Tmerri i saj do të niste më vonë, gjatë asaj që duhej të ishte një proçedurë rutinë. Kur e kuptuan gabimin, mjekët e spitalit të Ulyanovskut u përpoqen ta pastrojnë trupin e 28-vjeçares me 10 litra solucion kripe, por pa sukses.

Ajo përfundoi në koma dhe, ndonëse më vonë arriti të dalë prej saj, vdiq në repartin e terapisë intensive në një spital të Moskës, prej dëmtimit të skajshëm të shumë organeve të brendshme.

Ekipi mjekësor, veç të tjerash, nuk e kishte raportuar ngjarjen në kohë, me shpresën se gabimi do të arrinte të mbulohej. Raportimi i episodit u shty me 24 orë.

Kreu i Shëndetësisë së Ulyanovskut, Rashid Abdullov tha për mediet vendase se duhej të ishin marrë masa urgjente, e se informacioni duhej të ishte dhënë menjëherë, pasi vonesat bënë që të humbej një kohë e vyer për pacienten. /tch/

Modifikuar më E mërkurë, 11 Prill 2018 14:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...