Zgjedhjet në SHBA: Kreu i Grupit për Çështjet Shqiptare, Engel, drejt një posti të fuqishëm

E mërkurë, 07 November 2018 10:14

“Demokratët duket se e realizuan planin e tyre minimal në zgjdhjet e 6 nëntorit, duke ua marrë Republikanëve Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan," bëri të ditur gazeta Illyria, që botohet në SHBA.

Pak pas mesnatës, Presidenti Donald Trump i telefonoi kryetares së Demokratëve në Kongres, Nancy Pelosi për t’i uruar fitoren. Por, një lajm i mirë për shqiptarët mund të vijë me këto zgjedhje, - komenton gazetari Ruben Avxhiu. - Tani që demokratët morën shumicën, bashkëkryetari i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, kongresisti Eliot Engel është i pari në radhë për t’u emëruar në postin e fuqishëm të Kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme.

Po ashtu, rezultati i zgjedhjeve, sjell edhe disa fakte interesante: Dy herë kandidati për President në SHBA, Mitt Romney u zgjodh Senator i Shteteve të Bashkuara nga Utah.

Qyteti i Nju Jorkut, humbi edhe kongresistin e vetëm republikan që i kishte mbetur: veterani i Ushtrisë Amerikane, demokrati Max Rose sapo ka mundur kongresistin Dan Donavan, nga Staten Island.

Republikani Greg Pence, vellai i madh i zv-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, u zgjodh në Kongresin Amerikan nga distrikti i 6, në Indiana.

Rashida Tlaib 42-vjeç, demokrate, e cila fitoi sonte, në Michigan, u bë kongresistja e parë myslimane, në historinë e Amerikës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...