Fshehu fëmijën në bagazh, burgoset nëna franceze

Premte, 16 November 2018 22:06

Një nënë franceze e cila mbajti fëmijën e saj në një makinë të mbushur plot me krimba, është dënuar me pesë vite burg. Rosa-Maria Da Cruz fshehu vajzën e saj, Séréna, në një Peugeot 307 në një dhomë sekrete në shtëpinë e saj për dy vjet.

Ajo thuhet se ka fshehur shtatzëninë dhe lindjen nga partneri i saj dhe tre fëmijët e saj më të rritur. Tani në moshën 7 vjeçare, Séréna ka aftësi të kufizuara dhe tipare autizmi për të cilat ekspertët thonë se janë shkaktuar nga privimi shqisor.

Vajza e vogël, e cila nuk flet është vendosur në kujdestari. Foshnja Séréna u zbulua në vitin 2013 nga një mekanik garazhi, i cili dëgjoi zhurma kur makina u soll për riparime. Ai hapi portbagazhin për të gjetur fëmijën e rrethuar nga jashtëqitjet.

Presidenti i gjykatës Assize në Tulle, në Francën qëndrore, tha se dënimi i Da Cruz do t’i mundësonte asaj të edukonte tre fëmijët e tjerë, për të cilët një pediatër tha se ishin rritur në mënyrë të përkryer.

Gjykata Assize gjithashtu urdhëroi që asaj t’i hiqet përgjithmonë autoriteti prindëror mbi Sérénën. Da Cruz nuk pritet të apelojë vendimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...