Momentet e vështira të një babai

Hënë, 19 November 2018 11:44

Një baba është fotografuar në momentet e tij më të vështira. 48-vjeçari Ilhami Korkmaz ka tërhequr të dielën nga morgu trupin e vajzës së tij 15-muajshe, e cila u rrah për vdekje nga e ëma.

Agjencia e lajmeve“IHA” raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në distriktin Seyhan të Adanas, në Turqi. Sipas raportimeve paraprake, 23-vjeçqrja Aysel Y. ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin kishte 2 fëmijë, një prej të cilëve vetëm 15-muajshe, pas konflikteve në çift që shkonin deri në dhunë. Korkmaz, baba i 6 fëmijëve, ishte divorcuar edhe 2 herë të tjera.

23-vjeçarja mësohet se ka rrahur rëndë të bijën, ndërsa kur ka parë që nuk lëvizte më ka telefonuar babanë e vajzës. Korkmaz ka mbërritur menjëherë në vendngjarje sëbashku me ambulancën, por fatkeqësisht e mitura kishte ndërruar jetë.

Për gjithë ngjarjen, e ëma e fëmijës akuzon 48-vjeçarin, pasi sipas saj problemet e tyre në çift kishin filluar pasi bashkëshorti i saj kishte nisur të takohet sërish me njërën prej ish-bashkëshorteve të tij. Fotoja e babait në lot është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...