Pas sulmit në Strasburg, edhe Italia forcon masat e sigurisë

Premte, 14 December 2018 12:48

Pas atentatit terrorist në Strasburg, Italia ka përshpejtuar aktivizimin e planit special të sigurisë i parashikuar për festat e fundvitit. 

Ministria e Brendshme Italiane ka mbledhur me urgjencë Komitetin e Analizës Sttrategjike të Antiterrorizmit i cili ka integruar një seri masash të reja në planin e kontrollit e sigurisë në territor për festimet e Krishtlindjeve e të fundvitit. 

Mbikqyrës special mbeten të gjitha tregjet e Krishlindjeve në vend, qëndrat tregtare, objektet e kultit, rrugët më të njohura për shopping e muzetë. 

Impuls maksimal sigurie i është dhënë kontrolleve në xhami, në vende lutjesh apo në struktura të kontrolluara nga individë të dyshuar nga shërbimet e inteligjencës. Gjithashtu janë shtuar kontrollet në hotele e në strukturat bad and breakfast. 

Ministri italian i Kulturës Alberto Bonisolo ka aktivizuar planin e ri të sigurisë për Parkun turistik të Koloseut në Romë e zonës historike përreth, i cili do të funksionoj si një aeroport me kontrolle të mbikqyrura me metal detector duke ndaluar hyrjen e cantave të mëdha, produkteve të lëngshme e objekteve të rrezikshme.

Gjithashtu është forcuar sistemi video mbikqyrës i kolauduar me një sistem anti pemntrim përgjatë gjithë perimetrit të zonave në rrezik.

Një vëmendje të vecantë sigurie i kushtohet vendeve të mbipopulluara nga pèersona e turistë e që mund të jenë në shënjestrën e individëve të qëllimshmë për të kryer akte të paligjshme e të rrezikshme. 

Gjithashtu do të shtohen kontrollet rrugore ndaj automjeteve të rënda e kamionëve si dhe ndaj shitësve abuzivë ambulantë. 

Në listën e fundit të publikuar të Global Terrorism Index, italia renditet në vendin e 69 mes 163 të konsideruar më në rrezik nga sulmet e terrorizmit, ndërsa ndër rajonet italaine më në rrezik ndaj tyre janë rajoni i Lazios, Lombardisë, Piemontes e Emilia Romagna, rrezik ky i përllogaritur nga përgjimet telefonike të realizuara nga forcat e rendit e nga numri i shtetasve të huaj kryesisht të ardhur nga vendet më të rrezikshme në listën e Global Terrosim Index.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...