Australia njeh Jeruzalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit

Saturday, 15 December 2018 12:06

Kryeministri australian, Scott Morrison konfirmoi vendimin e qeverisë së tij për të njohur Jeruzalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit. Gjithsesi, ai njoftoi gjithashtu se Ambasada e Australisë nuk do të zhvendoset nga Tel Avivi, siç bënë Shtetet e Bashkuara, derisa një marrëveshje paqeje të jetë arritur.

Ai shtoi se Australia njeh gjithashtu edhe aspiratat e palestinezëve për të krijuar një shtet me kryeqendër Jeruzalemin Lindor. Statusi i Jeruzalemit është një nga çështjet më të debatuara mes Izraelit dhe palestinezëve.

Mbi presidentin Donald Trump ranë kritika nga e gjithë bota vitin e kaluar, kur ai përmbysi një politikë të jashtme amerikane prej dekadash të pandryshueshme, duke njohur qytetin antik si kryeqytet të Izraelit. Pas atij vendimi, Ambasada e SHBA-ve u zhvendos nga Tel Avivi në Jeruzalem, në një ceremoni të zhvilluar në muajin maj.

Njoftimi i Morrisonit ndërkohë vjen pas një periudhe konsultimesh me politikanë në Australi, por edhe me aleatët jashtë vendit.

“Australia njeh tashmë Jeruzalemin Perëndimor, pjesë e qytetit ku janë ngritur Parlamenti izraelit dhe shumë institucione qeveritare, si kryeqytetin e Izraelit”, tha Morrison gjatë kësaj të shtune nga Sidnei. “Do të shfrytëzojmë çdo hapësirë për të transferuar Ambasadën tonë në Jeruzalemin Perëndimor sapo kjo gjë të jetë e mundur në praktikë, e sigurisht edhe pas caktimit përfundimtar të statusit të qytetit antik”.

Morrison tha se, ndërkohë, Australia do të ngrejë një zyrë për mbrojtjen dhe tregtinë në Jeruzalemin Perëndimor. Ai këmbënguli se Australia mbështet “demokracinë liberale” në Lindjen e Mesme. Megjithatë, kur rishikimi i kësaj politike u njoftua në tetor, kjo shkaktoi mbështetje nga Izraeli dhe kritika nga palestinezët. E gjitha, sepse paraardhësi i Morrisonit, Malcolm Turnbull kishte përjashtuar mundësinë që të ndiqte shembullin e Amerikës për të transferuar Ambasadën e Australisë në Jeruzalem.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...