Mijëra grekë dalin në protestë kundër marrëveshjes së Prespës

Diel, 20 Janar 2019 12:29

Nën masa të rrepta sigurie, mijëra policë kanë dalë në qendër të Athinës për të garantuar sigurinë e qytetarëve në protestën që do të mbahet ditën e sotme kundër “Marrëveshjes së Prespës”.

Sipas organizatorëve të protestës, bëhet me dije se pjesmarrja e qytetarëve do të jetë më e madhe se kurrë. Protesta e së dielës do të përshëndetet prej personazheve të njohur të artit dhe muzikës greke, si dhe prej Mikis Theodhorakis, muzikanti revolucionar grek 95-vjeçar, i cili e kundërshton fort këtë marrëveshje. CNN grek raporton se duke filluar që nga orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në kryeqytet autobus me protestues nga e gjithë Greqia.

Mësohet se rreth tre mijë autobuzë do të mbërrijnë në Athinë vetëm nga Greqia veriore, duke kapur një shifër prej 150 mijë deri në 200 mijë protestues. Policia ka vënë në dispozicion më shumë se 2.000 policë, dronë, helikopterë dhe pompa ujëhedhëse me presion, si dhe ka bërë thirrje për protesta paqësore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...