Polonia e kundërshton propozimin e Trumpit për rikthimin e Rusisë në G7

Hënë, 02 September 2019 21:07

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kundërshtoi një propozim të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta rikthyer Rusinë në G7, apo grupin e vendeve më të industrializuara, duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme, marrë parasysh “pushtimin e territorit të Ukrainës nga Rusia”.

“A duhet të kemi qasje të zakonshme ndaj Rusisë? Mendoj që jo, në rrethanat ekzistuese”, tha Duda në një konferencë për media me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, në Varshavë. Riintegrimi i Rusisë në G7 i ka ndarë udhëheqësit e grupit në samitin e javës së kaluar në Francë.

Rusia është përjashtuar nga grupi, që më parë është njohur si G8, pasi ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Por, Trump, i cili do të jetë nikoqir i samit të G7-ës vitin e ardhshëm, tha se do ta ftonte Rusinë në takim. Ky propozim u mbështet nga Franca, por u kritikua nga Britania dhe Gjermania. Polonia nuk është anëtare e G7-ës.

Duke folur përkrah Dudas, Pence u shpreh me një ton tjetër dhe tha se është e rëndësishme që “të qëndrohet vigjilent” ndaj Rusisë. Ai e akuzoi Moskën për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA. Polonia ka kultivuar lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara, të cilat i konsideron si garantuese kryesore të sigurisë së saj brenda aleancës së NATO-s. /Rel/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...