Ukrainë/ deputetëve i hiqet imuniteti parlamentar

Tuesday, 03 September 2019 21:40

Parlamenti i ri ukrainas, i dominuar nga partia e presidentit, Volodymyr Zelensky votoi sot një projektligj në lidhje me heqjen e imunitetit të deputetëve duke përmbushur një nga premtimet e fushatës së presidentit.

“U kërkoj të gjithë deputetëve të Parlamentit të bëjnë thjesht atë që ju kemi premtuar njerëzve që prej disa vitesh”, theksoi para votimit Zelensky, një politikan i ri në post që prej muajit maj.

Projektligji mori votat e 373 deputetëve. Të paktën 300 vota ishin të nevojshme për këtë reformë kushtetuese, premtuar që prej disa vitesh nga legjislaturat e mëparshme dhe që do të hyjë në fuqi janarin e ardhshëm.

Deputetët kanë fshirë gjithashtu nga Kushtetuta klauzolën që ndalon ndjekjen penale ose arrestimin e tyre pa miratimin e Parlamentit. Klauzola që ndalon ndjekjen penale për votat ose deklaratat e tyre në Parlament është ruajtur.

“Nëse një deputet shtyp një person (…) ose kryen çfarë do lloj krimi duhet të përgjigjet para drejtësisë”, theksoi Zelensky.

Mbështetur nga shumë ukrainas, të frustruar nga elitat e tyre politike gjykuar të korruptuar dhe joefikase, ky vendim ka shqetësuar shumë ekspertë, sipas të cilëve ai rrezikon të hapë portën për persekutimet politike pasi drejtësia në këtë ish-Republikë Sovjetike është konsideruar shumë e korruptuar.

Ligji i ri do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit 2020.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...