Gjermania zgjat ndalimin për eksportin e armëve në Arabinë Saudite

Hënë, 16 September 2019 21:42

Qeveria gjermane do të zgjasë ndalimin për eksportimin e armëve në Arabinë Saudite, citon Reuters një burim të paidentifikuar nga qeveria gjermane.

Gjermania herën e fundit zgjati ndalimin e eksportit të armëve në Arabinë Saudite në fund të marsit dhe do të skadojë më 30 shtator.

Ndalimi do të zgjatet për shkak të luftës në Jemen dhe për shkak se social demokratët gjermanë ende kundërshtojnë heqjen e moratoriumit.

Nga ana tjetër, AP raporton se deputeti Jurgen Hart tha se Berlini duhet të rishqyrtojë ndalimin e tij për eksportimin e armëve në Arabinë Saudite përballë sulmeve mbi objektet e naftës në vend.

Ai tha se heqja e ndalimit të eksportit në sistemet e armëve ishte në interesin strategjik të Gjermanisë për të ndihmuar Arabinë Saudite të mbrohej.

Gjithashtu i bëri thirrje Berlinit të rishqyrtojë politikën e saj ndaj Iranit, duke deklaruar se “nuk ka prova të qarta të sulmeve ajrore të drejtpërdrejta të Iranit në rafinerinë saudite, por bashkëpunimi i ngushtë i Iranit me rebelët Huti në Jemen është i dukshëm”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...