Zhvarrosen eshtrat e diktatorit

Tuesday, 24 September 2019 18:38

Gjykata e Lartë spanjolle, në unanimitet, ka votuar për zhvarrosjen e eshtrave të diktatorit Fransisko Franko, të martën.

Eshtrat e tij do të zhvendosen pranë një varreze publike ku prehet edhe gruaja e tij.

Lajmi është komentuar si fitore nga ana e kryeministrit socialist në pushtet, Pedro Sançez.

Ai shkroi në rrjetin e social Twitter se kjo është një fitore e madhe e demokracisë spanjolle.

Menjëherë ka reaguar edhe kreu i partisë së djathtë spanjolle “Vox”, duke e cilësuar vendimin si propagandë zgjedhore.

Spanja do t’i drejtohet votimeve të përgjithshme në datën 10 nëntor.

Eshtrat e gjeneralit Franko prehen në mauzoleumin e të rënëve të Luftës Civile në Spanjë.

Ky rast ka shkaktuar debate të shumta në publikun spanjoll, pasi ai është varrosur edhe me ata që luftuan kundër tij.

Familjarë të viktimave të regjimit të Frankos e kanë përshëndetur vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë të drejtë në emër të 114 mijë viktimave të regjimit të tij deri në 1975-n.

Nisma për zhvarrosjen e eshtrave ka nisur më herët me dekret qeveritar. Në 2018-n, qeveria socialiste e Sançezit, miratoi një dekret që parashikonte zhvarrosjen e eshtrave të dikatorit Franko nga mauzoleumi “Lugina e të rënëve”, pranë Madridit.

Ky mauzole u krijua nga vetë diktatori, i cili ndërroi jetë në vitin 1975. Në ditët e sotme, ai shihet si objekt që glorifikon fitoren e gjeneral Frankos në luftën civile të viteve 1936-‘39.

“Lugina e të Rënëve” është gjithashtu vendi ku prehen rreth 37 mijë të vrarë gjatë luftës civile, ku përfshihen ushtarë nga të dyja palët.

Ndërkaq, familja e diktatorit Franko është kundër planeve për zhvarrosjen e tij dhe ka njoftuar se do ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushetuese spanjolle.

Teksa qeveritarët spanjollë shprehen se do të procedojnë sa më shpejt të jetë e mundur me zhvarrosjen, familjarët dhe kundërshtarët e këtij veprimi theksojnë se kjo nuk mund të bëhet pa u zbardhur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese spanjolle.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...