Tension mes Rusisë dhe Koresë së Veriut, shkëmbime zjarri, arrestime dhe sekuestro anijesh

Premte, 27 September 2019 18:42

Gjeopolitika e viteve të fundit ka njohur konflikte të panumërta të Koresë së Veriut me vendet fqinje, nga “kushërinjtë” e Jugut e deri tek Japonia, por shumë më rrallë me Rusinë, një nga vendet e pakta që nuk sulmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë regjimin e Kim Jong Un.

Por javët e fundit, në zonën detare mes dy vendeve tensioni po rritet gjithmonë më shumë. Forcat ruse kanë ndalur tre anije koreano-veriore, si dhe 262 pjesëtarë të ekuipazheve, me akuzën e gjuajtjes ilegale. Për të vërtetuar këtë, sasi të mëdha që tejkalojnë 30 mijë kallamarësh janë sekuestruar në anijet koreane, ashtu si dhe pajisje ilegale të gjuetisë së peshkut.

Nuk është një rast i izoluar, madje javën e kaluar përballja midis forcave ruse dhe ekuipazheve koreano-veriore arriti deri në konflikt të armatosur, ku të paktën një koreano-verior ndërroi jetë dhe disa persona mbetën të lënduar.

Gjithsesi, sipas Moskës, episodi nuk do të krijojë krisje në marrëdhëniet dypalëshe. Gjithmonë e më shumë Korea e Veriut ka ngritur nivelin e agresivitetit në det, duke peshkuar edhe në ujëra që i përkasin vendeve fqinje, për të balancuar sadopak krizën ushqimore që e ka kapitur vendin.

Vetë ekuipazhet arrinë edhe të përgjigjen me zjarr bllokimit të anijeve nga forcat ruse, nga frika e një bllokimi të anijeve që janë prone shtetërore, për të cilat përgjigjen me jetën e tyre./A2

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...