“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla” Zbulohet letra e Trump për Ergodan: Mos e zhgënje gjithë Botën!

E Enjte, 17 October 2019 09:27

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla” kështu i shkruan Presidenti Amerikan Donald Trump, homologut të tij tukr, Rexhep Taip Erdogan.

Në letrën e publikuar nga gazetarja amerikane e Fox Neës, Trish Regan, Presidenti amerikan i kërkon Erdogan të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë.

“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trump në letrën e shkruar më 9 Tetor, të publikuar nga Fox News këtë të mërkurë.

Trump i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqeje me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

Letra

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump presidentit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë.”

Pasi Amerika vendosi të largohet nga Siria veriore, ku kishte bashkëpunuar prej kohësh me forcat kurde kundër ISIS-it, duke u garantuar mbrojtje nga Turqia, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ndërmori një fushatë ushtarake kundër forcave kurde.

Bombardimet nga ajri u ndoqën nga një pushtim nga toka, gjë që solli vrasjen e një politikaneje kurde, sulmin e një autokolone me gazetarë dhe largimin e 275 mijë banorëve nga shtëpitë e tyre. Për këto, OKB thotë se Turqia mund të mbajë përgjegjësi për krime lufte.

Trump, ndërkohë, ka thënë se problemet midis Turqisë dhe Sirisë duhet të zgjidhen mes tyre dhe se ushtarët amerikanë s’kanë pse të rrinë në rajon.

“Situata atje është strategji gjeniale për SHBA-të. Siria është miqësore me kurdët. Dhe kurdët dinë të mbrohen. Nuk është se dhe kurdët janë engjëj”, tha Trump nga Zyra Ovale, pasi mori kritika edhe nga vetë republikanët për tërheqjen e papritur. Ata e quajtën katastrofë edhe më të madhe se tërheqja e Obamas nga Iraku. Megjithatë, Trump ka premtuar të vendosë sanksione të ashpra kundër Turqisë, nëse nuk arrihet një armëpushim.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...