Zëri i Amerikës: Ambasadori amerikan në BE përballë pyetjeve të ligjvënësve

E Enjte, 17 October 2019 19:05

Ambasadori amerikan në Bashkimi Evropian pritet t’u thotë të enjten ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve se t’i kërkosh një vendi të huaj të veprojë për të ndikuar në zgjedhjet amerikane "është diçka e gabuara". Dëshmia e ambasadorit Gordon Sondland ndodh në kuadër të hetimeve që po kryen Kongresi rreth një telefonate të presidentit Trump dhe homologut të tij të Ukrainës që mund të çojë potencialisht në ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit.

Dëshmia e tij sot vjen pasi ai refuzoi të paraqitet vullnetarisht për të dëshmuar në Kongres bazuar në një urdhër të Departamentit të Shtetit.

Sipas dëshmisë së parapërgatitur, ambasadorit Gordon Sondland pritet t'u thotë ligjvënësve të tre komisioneve të Dhomës se "duke ftuar një qeveri të huaj për të hetuar me qëllim ndikimit në zgjedhjet e ardhshme amerikane do të ishte e gabuar".

Ai shkruan se nuk ishte i pranishëm gjatë telefonatës më 25 korrik mes presidentit Trump dhe presidentit të Ukrainës dhe se nuk e dinte që Trump kishte folur rreth ish-nënpresidentit Joe Biden.

Sipas dëshmisë së parapërgatitur ambasadori pritet të thotë se diplomatët dhe zyrtarët ishin të zhgënjyer me vendimin e zotit Trump për të përfshirë avokatin e tij personal Rudy Giuliani, në marrëdhëniet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

"Unë nuk do ta rekomandoja që zoti Giuliani ose ndonjë qytetar privat të ishte i përfshirë në politikën e jashtme", thuhej në dëshminë parapërgatitur të zotit Sondland. "Megjithatë, duke pasur parasysh orietimin e qartë të presidentit si dhe rëndësisë që i kushtuam organizimit të një takimi në Shtëpinë e Bardhë mes presidentëve Trump dhe Zelenskiy, ramë dakord të bëjmë ashtu siç na orientoi Presidenti Trump".

Ambasadori Sondland është një prej disa diplomatëve të cilët këshilluan udhëheqësin e Ukrainës se si t’u qaset kërkesave të presidentit Trump pas telefonatës mes tyre më 25 korrik.

Gjatë bisedës zoti Trump i kërkoi zotit Zelenskiy që Ukraina të hetojë një nga kundështarët kryesorë të tij, ish-nënpresidentin Joe Biden si dhe djalin e tij Hunter Biden.

Si Joe Biden ashtu edhe djali i tij i kanë hedhur poshtë çdo pretendim për shkelje nga ana e tyre. Gjatë një interviste këtë javë Hunter Biden tha se kishte dështuar të merrte parasysh ndërlikimet e mundshme që mund të sillte angazhimi i tij si anëtar bordi i një kompanie enegjitike në Ukraninë, për karrierën politike të babait të tij.

Hetimet në Kongres u nxitën nga ankimi i një informatori lidhur me përmbatjen e telefonatës së 25 korrikut mes dy presidentëve, të cilën e cilësonte si shqetësuese. Por Presidenti thotë se biseda e tij ishte perfekte dhe e ka cilësuar hetimin si “gjueti shtrigash”.

Modifikuar më E Enjte, 17 October 2019 19:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...