Armëpushim 120 orësh/ Trump zbyth Erdoganin

E Enjte, 17 October 2019 20:12

Nënkryetari Mike Pence dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftuan të enjten se ata kanë arritur një marrëveshje armëpushimi midis Turqisë dhe kurdëve, pas një takimi me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.

Marrëveshja vjen disa orë pasi doli një letër në të cilën Presidenti Trump paralajmëroi Erdogan që të mos jetë një "budalla" dhe "djalë i ashpër" në lidhje me një operacion në veri-lindje të Sirisë.

Të gjitha operacionet ushtarake do të ndalen për 120 orë dhe SHBA do të ndihmojë në lehtësimin e "tërheqjes së rregullt" të trupave të drejtuara nga kurdët nga ato që Turqia e ka cilësuar si "zonë të sigurt" në kufi.

Turqia nisi sulmin e saj javën e kaluar. Ai synonte të shtynte luftëtarët kurdë nga kufiri dhe të krijonte këtë "zonë të sigurt" për të rivendosur refugjatët sirianë.

Kritikët kanë frikë se kjo mund të çojë në spastrim etnik të popullatës kurde në rajon.

Ofensiva ndërkufitare erdhi pasi Presidenti amerikan Donald Trump nxori forcat amerikane nga zona.

Vendimi i tij ka shkaktuar një mori kritikash brenda dhe jashtë vendit, me disa që e akuzojnë atë se i dha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan një "dritë jeshile" për operacionin.

Ka reaguar edhe presidenti Trump:

Lajm i shkëlqyer nga Turqia. Konferencë për shty së shpejti. Falemindeirit Erdogan, miliona jetë do të shpëtohen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...