18 muaj burg për ndërhyrje në politikë, agjentja ruse, Maria Butina dëbohet nga SHBA-ja

Premte, 25 October 2019 16:12

Aktivistja ruse Marie Butina, e cila ka pranuar se ka vepruar si agjente e paregjistruar në Shtetet e Bashkuara, do të lirohet nga burgu në Florida dhe do të dëbohet nga SHBA-ja. Avokati i Maria Butinas, Bob Driscoll, tha se autoritetet amerikane të migracionit do ta shoqërojnë atë deri në Rusi.

Maria Butina është arrestuar në korrik të vitit 2018 në SHBA dhe është dënuar me 18 muaj burgim në prill, pasi ka pranuar se ka mbledhur informacione për Shoqatën Kombëtare të Pushkëve në SHBA dhe grupe të tjera amerikane, nën udhëzimet e një ish-ligjvënësi rus, raporton REL.

Aktivistja ka këmbëngulur se nuk është spiune dhe se të gjitha veprimet i ka bërë në mënyrë të hapur. Autoritetet ruse deklaruan se Butina pritet të arrijë në Moskë të shtunën. Ndërsa, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka kritikuar dënimin e Butinas, duke e cilësuar si “arbitrar”, dhe ka thënë se autoritetet në Moskë “nuk e kuptojnë se përse është dënuar ajo”. Sipas avokatit Driscoll, ende nuk ka detaje të tjera rreth lagimit Butinës saj nga SHBA-ja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...