ISIS po masakron fëmijët në kamp? Gazetari jep lajmin e mirë për Alvin Berishën

Saturday, 26 October 2019 18:01

Taulant Kopliku, gazetari që po merret me çështjen e Alvinit 11-vjeçar, ka reaguar pas alarmit të dhënë nga prestigjozja britanike “The Sun” se në kampin sirian Al-Hawl po masakrohen foshnjet dhe po digjen me benzinë rojet nga ISIS.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari njofton se në sektorin ku ndodhet vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, nuk ka asnjë problem.

“Ka që dje që qarkullon në mediat shqiptare ky lajm. Normal është shqetësues dhe merr vëmendjen e duhur nga opinioni i një vendi që ka shtetasit e tij (femijë) atje.

Por fatmirësisht brenda lajmit të keq ka edhe lajme të mira. Në të vërtetë ka patur përplasje të vazhdueshme në kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para ndërhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me armë të ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kanë qenë prezente rregullisht në kamp. Kjo nuk do të thotë se ISIS mori kontrollin e Al Hawl.

Për të hyrë në teme. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e "Save The Children" në kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin i cili është nën kujdesin e kësaj organizate. Në sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as më të voglin problem nga ata që po shkruhen në media. Kam bindjen se shumë shpejt do kemi lajme të mira. #AlvinNëShtëpi”, shkruan gazetari në postimin e tij më të fundit.

Image

https://www.thesun.co.uk/news/10202178/isis-al-hawl-camp-jihad/

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...