Kongresi i SHBA për masakrën ndaj armenëve: "Ishte gjenocid"

E mërkurë, 30 October 2019 15:32

Vendim është jo më pak se historik: Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA i klasifikon masakrat e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si gjenocid. Për vendimin votoi një shumicë e qartë.

Rezoluta përkatëse u miratua me 405 pro dhe 11 vota kundër. Në të thuhet se SHBA njeh gjenocidin ndaj armenëve dhe dënon vrasjen e 1.5 milion armenëve nga Perandoria Osmane. Është hera e parë që Kongresi Amerikan i ka quajtur gjenocid masakrat e vitit 1915-1917. Turqia, si pasardhëse e Perandorisë Osmane, deklaroi se qeveria dhe njerëzit e konsideruan rezolutën "plotësisht të pa vlerë".

Qeveria në Ankara e pranon vdekjen e 300.000 deri në 500.000 armenëve gjatë luftës, por kundërshton rreptësisht kategorizimin si gjenocid. Gjatë Luftës së Parë Botërore, armenët u përndoqën sistematikisht dhe u dërguan, përveç të tjerash, në marshime të vdekjes në shkretëtirën siriane. Historianët flasin për qindra mijëra deri në 1.5 milionë viktima.

"Hap pa kuptim politik"

Ministria e Jashtme turke tha se rezoluta me sa duket është "shkruar dhe publikuar për konsum të brendshëm" dhe nuk ka "bazë historike ose ligjore". Ajo nuk është juridikisht detyruese dhe një "hap politik pa kuptim" që u drejtohet "grupeve lobiiste armene dhe grupeve anti-Turqi". Ministria e Jashtme Turke thirri për shkak të rezolutës ambasadorin amerikan David Satterfield. Një arsye tjetër për këtë masë, sipas kësaj janë edhe sanksionet e SHBA kundër Ankarasë, të vendosura pas ofensivës ushtarake turke në Siri.

Gjenocidi ndaj armenëve

Veprimet e ushtrisë turke kundër kurdëve në veri të Sirisë kanë dëmtuar së fundi rëndë marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit. Dhe këtu e sheh Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu motivin e vërtetë për votimin e Kongresit."Rezoluta e vjetëruar" është hakmarrje për ofensivën ushtarake turke në veri të Sirisë, shkroi Cavusoglu në twitter. "Qarqe që besojnë se mund të marrin hak në këtë mënyrë gabohen."

Franca ishte vendi i parë i madh evropian, që në vitin 2001 i kategorizoi si gjenocid masakrat ndaj armenëve në Perandorinë Osmane. Bundestagu Gjerman e bëri këtë në qershor 2016 dhe kjo shkaktoi një krizë serioze diplomatike me Turqinë. Edhe Rusia, Zvicra dhe Holanda dhe më shumë se një dyzinë shtetesh të tjera ndërkohë e konsiderojnë masakrën kundër armenëve si gjenocid. Republika e Armenisë në Kaukazin e Jugut ka kohë që po bën thirrje që Turqia t'i pranojë si një gjenocid aktet mizore. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...