Hong Kong, policia shpërthen Politeknikun e okupuar nga protestuesit, reagon SHBA

Hënë, 18 November 2019 13:43

Hong Kong-u po kalon orë tensioni të lartë. Pas një nate bllokimi nga ana e protestuesve, policia u fut në Universitetin politeknik sot në agim, ku rreth 200 protestues pro-demokracisë e kishin kthyer shkollën në kështjellën e tyre dhe arrestuan qindra të rinj.

Deri sot në agim të ditës, policia në Hong Kong ishte mjaftuar me sulme dhe përleshje në rrugë me studentët duke përdorur gaz lotësjellës dhe hidrantë, për t’iu përgjigjur koktejeve Molotov, katapultave rudimentare dhe shigjetave të studentëve.

Pasi skadoi ultimatumi, policia ngriti një kordon rreth Politeknikut për të mos lejuar demonstruesit të gjenin një rrugë shpëtimi nga operacioni i pritshëm, aktualisht në zhvillim e sipër.

Burimet sqarojnë se snajperët e policisë qëlluan me gaz lotsjellës nga ndërtesa muze që ndodhet përpara universitetit, ndërsa shumë agjentë të policisë u futën brenda kampusit duke arrestuar më shumë se 200 studentë. Sipas burimeve, ka patur 38 të plagosur, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shtetet e Bashkuara dënuan “përdorimin e padrejtë të forcës” dhe i bënë thirrje Pekinit të mbrojë lirinë e Hong Kong. Një zyrtar i lartë i administratës Trump ka deklaruar se SH.B.A. “dënon përdorimin e padrejtë të forcës dhe rekomandon të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna dhe të përfshihen në dialog konstruktiv.

Siç tha Presidenti Trump – vazhdoi ai – SHBA pret që Kina të respektojë angazhimet e saj sipas Deklaratës së Përbashkët Kino-Britanike, dhe të mbrojë lirinë, sistemin ligjor dhe stilin e jetës demokratike të Hong Kongut”.

Protestat në Hong Kong nisën për të kundërshtuar ligjin e ekstradimit në Kinë të të dënuarve por shpejt u shndërrua në lëvizje për liri dhe demokraci.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...