Një grua nga Kosova akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

E mërkurë, 20 November 2019 18:39

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ka ngritur të martën aktakuzë kundër një gruaje nga Kosova për shkak të veprës penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”,

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se e pandehura F.Z. më 23 gusht të vitit 2014, “me dëshirë të plotë, me vetëdije, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“ në Prishtinë, ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Republikën e Kosovës, për të vazhduar fluturimin për në qytetin Stamboll të Republikës së Turqisë, me qëllim që përmes territorit të Republikës së Turqisë, të udhëtojë për në shtetet islamike Irak dhe Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitët organizatës terroriste “ISIS”, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune nga maltretimet e gjera, te vrasjet në këto shtete, organizatë kjo e shpallur Organizatë Terroriste nga OKB-ja”.

Me këto veprime, thuhet në njoftim, e pandehura F.Z. ka kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, vepër e dënueshme nga ligjet e Kosovës.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë hollësi, por e akuzuara është një nga 110 personat që u kthyen në prill të këtij viti në Kosovë në një operacion të qeverisë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Nga të kthyerit, 32 janë gra, 74 fëmijë dhe 4 burra. Menjëherë pas kthimit burrat u dërguan në burg, ndërsa autoritetet filluan hetimet ndaj 32 grave. Tashmë disa prej tyre janë nën aktakuzë dhe të paktën njëra është dënuar me kusht.

Edhe më tej në zonat e konfliktit, sipas të dhënave që ka siguruar policia e Kosovës, janë 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë.

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë njerëz, ka bërë që shumë luftëtarë të tij të kapen ndërsa familjarët e tyre të mbahen kampeve të ndryshme. VOA

Modifikuar më E mërkurë, 20 November 2019 18:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...