Izraeli sërish në zgjedhje

E Enjte, 12 December 2019 19:23

Parlamenti izraelit vendosi që vendi të mbajë zgjedhje të reaj më 2 mars të vitit që po vjen, të tretat me radhë në më pak se një vit, pasi që kryeministri Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij kryesor, dështuan të merren vesh për një koalicion qeverisës.

Me 94 vota për dhe asnjë kundër, ligjvënësit miratuan një mocion për shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin e datës së re të zgjedhjeve. Vendimi u mor disa orë pasi që skadoi afati për krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve të muajit shtator.

Në ato votime sikurse edhe të muajit prill, partia konservatore Likud e zotit Netanyahu ishte ‘fyt me fyt’ me partine Bardh e Blu të ish-gjeneralit Benny Gantz. Asnjëri nuk arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme në Knessetin me 120 vende për të ngritur një koalicion të qëndrueshëm qeverisës.

Zgjedhjet e reja do të mbahen nën hijen e akuzave për korrupsion që u ngritën muajin e kaluar kundër kryeministrit Netanyahu.

Duke mohuar çdo keqbërje, Netanyahu, 70 vjeç, ka akuzuar autoritetet ligjore për përpjekje për një "grusht shteti" që synonte rrëzimin e një udhëheqësi popullor. Kritikët pohojnë se zoti Netanyahu po përpiqej të pengojë shtetin e së drejtës dhe të vendosë në qendër të fushatës portretizimin e vetvetes si viktimë të një komploti shtetëror.

Si kryeministër, zoti Netanyahu nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen për shkak të aktakuzës, dhe ndërsa është në detyrë, ai mund t'u kërkojë ligjvënësve t'i japin atij imunitet nga ndjekja penale.

Si kryeministër në detyrë, zoti Netanyahu do të mbajë postin deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të reja, një proces që mund të zgjasë me muaj pas votimeve të marsit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...