Protestat në Liban: Pedagogu i Universitetit zgjidhet kryeministër i ri i vendit

E Enjte, 19 December 2019 20:55

Pedagogu i Universitetit dhe ish-ministri i Arsimit i Libanit në vitet 2011-2014, Hassan Diab, është zgjedhur kryeministër i ri i vendit, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Saad Hariri.

Lëvizja myslimane e Shia Hezbollah e Libanit dhe aleatët e saj kanë vendosur të emërojnë profesorin Hassan Diab si kryeministër, pas konsultave me presidentin e vendit, raporton newsbomb.al. Paraardhësi i Diab, ish-kryeministri Saad Hariri dha dorëheqjen në tetor të këtij viti pas protestave të fuqishme që shpërthyen në gjithë vendin, ndërsa dje u largua nga detyra zyrtarisht.

Ndërkohë, edhe profesori Diab nuk do ta ketë aq të lehtë detyrën pasi nuk ka siguruar mbështetjen e bllokut kryesor të Sunitëve, ç’ka mund t’i vështirësojë formimin e qeverisë dhe marrjen e ndihmave nga Perëndimi, raporton newsbomb.al.

Gjatë ditës së sotme, Presidenti Michel Aoun zhvilloi bisedime zyrtare me anëtarët e parlamentit për të zgjedhur kandidatin e ri që do të bëhej kryeministër dhe kështu u emërua pedagogu Hassan Diab pasi ishte kandidati me mbështetjen më të madhe.

Pedagogu dhe ish-ministri Hassan Diab, i zgjedhur tashmë kryeministër,  u emërua nga fraksionet më të mëdha myslimane shiite, Hezbollah dhe Amal dhe partia FPM e presidentit Aoun, të cilat së bashku kontrollojnë shumicën e vendeve në parlamentin me 128 anëtarë.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...