Reagime nga bota për vrasjen e Qassem Soleimanit

Tuesday, 07 Janar 2020 18:27

Aleatët evropianë të Amerikës kanë bërë thirrje për uljen e përshkallëzimit nga të gjitha palët pas premtimit të Iranit për t'u hakmarrë për vrasjen e gjeneralit të lartë të vendit nga Shtetet e Bashkuara. Qassem Soleimani u vra në një sulm me dron në aeroportin e Bagdadit të premten. Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Lindjen e Mesme, dhe siç raporton Henry Ridgwell nga Londra, NATO-ja ka pezulluar misionin e saj të trajnimit në Irak për shkak të shqetësimeve në rritje të një përshkallëzimi të dhunës.

Ndërsa aleatëve evropianë të Amerikës nuk iu dha paralajmërim paraprak për sulmin ndaj gjeneralit të lartë të Iranit ... kryeministri britanik Boris Johnson tha se vendi i tij "nuk do të vajtonte" vdekjen e Soleimanit.

Britania, ashtu si Shtetet e Bashkuara, është ndër vendet që vuajtën nga veprimet e tij, thonë analistët.

"Qassem Soleimani ka qënë përgjegjës për vdekjet e qindra trupave amerikane dhe trupave të tjera perendimore, përfshi ato britanike", thotë Karen von Hippel me Institutin për Shërbimet e Bashkuara Mbretërore.

Ndërsa dhjetëra mijëra njerëz vajtuan në Iran, Britania, Franca dhe Gjermania lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje të gjitha palëve të 'ushtrojnë përmbajtje dhe përgjegjësi maksimale'.

Bashkimi Evropian ka ftuar ministrin e jashtëm të Teheranit në Bruksel në një përpjekje për të qetësuar tensionet.

"Ekziston një mirëkuptim i ndërsjellë se angazhimi duhet të vazhdojë, por është në anën iraniane për të na njoftuar se si duan të vazhdojnë", thotë Peter Stano, zëdhënës i Komisionit Evropian.

Evropa shpreson që marrëveshja bërthamore e 2015 me Iranin mund të shpëtohet - pavarësisht njoftimit të Teheranit se tani nuk do të pranojë të gjitha kufizimet në aktivitetet e tij të pasurimit bërthamor.

"Nuk mendoj se marrëveshja ka vdekur derisa të ketë një përshkallëzim që çon në luftë", thotë Holly Dagres me Këshillin e Atlantikut.

Irani ka premtuar hakmarrje ushtarake - dhe aleatët e Amerikës janë gjithashtu të shqetësuar se mund të vihen në shënjestër.

NATO ka pezulluar misionin e saj të trainimit në Irak, me disa qindra trupa - pjesë e koalicionit perëndimor për të mposhtur Shtetin Islamik.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës nuk pranoi të komentojë të hënën nëse aleatët e NATO-s do të mbështesin Shtetet e Bashkuara në çdo konflikt me Iranin.

"Ne kemi parë kohët e fundit një përshkallëzim nga Irani, duke përfshirë sulmin ndaj një objekti energjitik saudit dhe rrëzimin e një droni amerikan. Në takimin tonë sot, aleatët bënë thirrje për përmbajtje dhe uljen e tensioneve. Një konflikt i ri nuk do të ishte në interesin e askujt", tha Sekretari Stoltenberg.

Rusia dhe Kina dënuan vrasjen e Soleimanit. Analistët thonë se Teherani tani mund të kërkojë mbështetje më të madhe nga aleatët e tij.

"Para kësaj përshkallëzimi, Kina, Rusia dhe Irani zhvilluan manovra të përbashkëta detare në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit", thotë Holly Dagres me Këshillin e Atlantikut.

Në Lindjen e Mesme, protestat anti-amerikane janë përhapur nga Irani dhe Iraku në Turqi, territoret palestineze dhe Liban.

Protestuesit gjithashtu dolën në rrugë në Pakistan.

Ndërkohë, Izraeli, armiku i Iranit për një kohë të gjatë, vlerësoi veprimin e Shteteve të Bashkuara.

"Presidenti Trump meriton të gjitha vlerësimet pasi verproi me vendosmëri, forcë dhe shpejtësi", tha kryeministri Benjamin Netanyahu.

Të gjithë sytë janë tani tek Irani - dhe nëse ai do t'i kushtojë vëmendje thirrjeve globale për përmbajtje, ose do të përmbushë premtimin e tij për hakmarrje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...