Kriza me Iranin: SHBA, gati për bisedime serioze me Teheranin

E Enjte, 09 Janar 2020 09:05

SHBA tha se është gati të angazhohet pa kushte në negociata serioze me Iranin, pas sulmeve të ndërsjella me raketa që nxorën në pah armiqësinë midis dy vendeve, njofton BBC. 

Në një letër drejtuar OKB, SHBA e justifikoi vendimin për të varrë gjenralin më të fuqishëm të Iranit Qasem Soleimani si një akt vetëmbrojtje.

Irani u hakmorr duke hedhur raketa mbi bazat ajrore që strehojnë forcat amerikane në Irak, duke mos shkaktuar viktima. Edhe ai gjithashtu i tha OKB se veproi për vetëmbrojtje.

Gjeneral Soleimani njihej botërisht si zyrtari i dytë më i lartë i vendit. Si drejtues i forcave elitë Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, ai ishte edhe arkitekti i politikave të Iranit për rajonin.
 

Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i konsideroi sulmet me raketa si një “shuplakë fytyrës” për amerikanët dhe dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund pranisë së Amerikës në Lindjen e Mesme.

Sulmi i SHBA mbi Soleimani gjithashtu vrau dhe anëtarë të milicisë irakene të mbështetur nga Irani, që po ashtu janë zotuar të hakmerren.

Megjithatë, Zv.Presidenti amerikan Mike Pence i tha CBS News se “shërbimet sekrete” treguan se Irani i kishte kërkuara militantëvë të tij aleatë, që të mos i sulmonin objektivat amerikane.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka caktuar një votim të enjten për të kufizuar mundësinë e Presidentit Donald Trump për të zhvilluar luftë kundër Iranit pa miratimin specifik nga Kongresi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...