Rritet numri i aplikimeve për azil në Francë, shumica nga Afganistani, Guinea, Gjeorgjia dhe Shqipëria

E mërkurë, 22 Janar 2020 08:32

Nga të dhënat e publikuara nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve (Ofpra), mësohet se numri i aplikantëve për azil në vend arriti në 132.614 persona. Në krahasim me një vit më parë,  u rritën me 7.3 për qind në vitin 2019.

Derisa aplikimet janë rritur me 7.3 për qind në krahasim me një vit më parë, shumicën e aplikantëve për azil e përbëjnë shtetas nga Afganistani, Guinea, Gjeorgjia dhe Shqipëria.

Gjithashtu numri i të huajve ilegalë që u dëbuan nga Franca vitin e kaluar u rrit me 10 për qind në krahasim me një vit më parë

Edhe në vitin 2017 në Francë kërkesat për azil kishin shënuar rritje.

Kryeministri francez, Edouard Philippe në një deklaratë në tetor të vitit të kaluar tha se “Kërkesat për azil në vendet e tjera evropiane në vitin 2018 u ulën me 10 për qind në krahasim me një vit më parë. Ndërsa aplikimet e bëra në Francë u rritën me 22 për qind për të njëjtën periudhë. Sot sistemi i azilit është i bllokuar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...