Shkencëtarët ringjallin zërin e priftit egjiptian 3000 vjeçar me ndihmën e printerit 3D

Premte, 24 Janar 2020 15:41

Shkencëtarët kanë ringjallur zërin e një prifti egjiptian 3000 vjeçar duke rikrijuar traktin e tij vokal me një printer 3D. Neyasmun, në arkivolin e të cilit ishte shkruajtur "e vërteta e zërit" kur vdiq, ishte një prift dhe shkrues gjatë mbretërimittë faraonit Ramses XI (1099-1069 para Krishtit).

Zëri i tij thuhet se ka qenë një mjet jetësor për të kryer detyrat e tij në tempullin shtetëror të Karnakut, dhe ai kishte shprehur dëshirën që të dëgjohej edhe një herë në jetën e përtejme.

Një ekip shkencëtarësh nga Royal Holloëay, Universiteti i Londrës, Universiteti i Neë Yorkut dhe muzeu i Leeds kanë arritur ta bëjnë këtë realitet.

Ekipi rikrijoi traktin vokal të priftit antik duke vendosur mbetjet e tij të mumifikuara përmes një skanimi CT për të marrë matje precize të organeve të tij të ruajtura të fjalës. Ata shtypën një kopje 3D të traktit të tij vokal, të njohur si Trakti i Organit Vokal.

Aktualish mund të prodhojë vetëm një tingull të vetëm zanor, por po punohet që të prodhojë fjali të plota.

Profesorja Joann Fletcher, e departamentit të arkeologjisë në Universitetin e York-ut, tha se studimi mund të ketë pasoja të mëdha si për mjekësinë ashtu edhe për historinë. "Në fund të fundit, ky bashkëpunim inovativ ndërdisiplinor na ka dhënë mundësinë unike për të dëgjuar zërin e dikujt të vdekur oara disa kohësh, për shkak të ruajtjes së  indeve të buta, të kombinuara me zhvillime të reja në teknologji.

"Dhe ndërsa kjo ka implikime të gjera si për kujdesin shëndetësor, ashtu edhe për shfaqjen e muzeut, rëndësia e tij përputhet saktësisht me besimin themelor të egjiptianëve të lashtë se 'të flasësh emrin e të vdekurve është t'i bësh ata të jetojnë përsëri".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...