Tensionet në Egje, ministri grek kërcënon Turqinë: Kush kalon vijën e kuqe, i përgjigjemi dhe ushtarakisht

Tuesday, 28 Janar 2020 11:18

Pavarësisht solidarizimit me tërmetin në provincën Elazig, dhe një paqeje 3- ditor mes Turqisë dhe Greqisë, duket se dy vendet do rifillojnë tensionet.

Ministri i Mbrojtjes, Panagiotopoulos ka deklaruar se nëse vëren se dikush po kalon vijën e kuqe të Greqisë atëhere përgjigjia do të jetë me të gjitha mënyrat, edhe ushtarakisht.

“Çdo gjë që përbën frikë nuk do të demiltarizohet. Greqia nuk provokon, nuk dhunon dhe nuk cënon të drejtat sovrane të të tjerëve, por nuk i pëlqen të provokohet dhe t’i dhunohen të drejtat e saj. Nëse ne shohim që vija jonë e kuqe po kalohet, kjo do të thotë se po ekzaminojmë të gjitha skenaret dhe do të duhet të reagojmë, edhe ushtarakisht’’.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi tha se 16 ishuj në Egje të Greqisë po armatoseshin ilegalisht duke përbërë një kërcënim për Turqinë.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u ndezën sërish kur kjo e fundit nënshkroi marrëveshjen e kufijve detarë me Libinë për në detin Mesdhe. Greqia nuk e njeh këtë marrëveshje dhe as Bundestagu gjerman.

Një çështje tjetër delikate është dhe ajo e Qipros, kurse në Libi të dyja vendet po ndërhyjnë në kampet kundërshtare, Erdogan ka dërguar 2 mijë trupa në ndihmë të qeverisë së Al- Sarraj kurse Greqia dyshohet se po ndihmon armikun e tij, gjeneralin libian Khalifa Haftar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...