Aktivisti saudit akuzon princin Salman për sulme kundër opozitarëve

Premte, 31 Janar 2020 09:07

Opozitari saudit dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Ghanem el Masarir tha se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman është personi që qëndron pas operacioneve të fshehta kundër kritikëve të regjimit dhe se Salman sulmet e tij kundër opozitarëve tashmë i kryen në mënyrë të hapur.

Masarir i cili pretendon se telefoni i tij është hakuar dhe se për këtë arsye në Britani të Madhe ka ngritur një padi ndaj qeverisë së Rijadit, në një deklaratë tha që ai ndiqet për shkak se kritikon regjimin. Më tej ai ka shtuar se në Londër është përballur me një sulm të personave nga Arabia Saudite dhe se aktualisht jeton nën mbrojtjen e policisë britanike.

“Mua më vizitoi policia e Londrës dhe më thanë se kishte një kërcënim për jetën time”, tha Masarir duke theksuar se policia nuk njoftoi se nga i vinte ky kërcënim.

“Mendoj se kërcënimi buron nga qeveria saudite”, tha Masarir i cili pretendon ndër të tjera se shumë opozitarë sauditë ndiqen nga “regjimi i rreptë” i princit saudit.

“Ndjekin të gjithë ata që i kritikojnë”

“Sauditët ndjekin të gjithë ata që bëjnë kritika ndaj tyre. Nuk kemi nevojë për shembull tjetër, kemi rastin e Jamal Khashoggit. E vranë atë, e copëtuan. Të gjithë e dinë këtë. Rreth një muaj para se Khashoggi të vritej, edhe mua më sulmuan në gusht 2018. Ndjekin të gjithë që i kritikojnë ata. Madje, këtë e kanë shprehur hapur. Ata thanë ‘Çdo opozitar duhet të rikthehet‘”, theksoi Masarir lidhur me qeverinë saudite.

“Përsa kohë që në Shtëpinë e Bardhë ndodhet dikush që i mbështet, duket se ata do t’u hedhin edhe nga më shumë vrasje”, tha Masarir.

Ai ka mbrojtur idenë e tij se personat e vërtetë përgjegjës për vrasjen e Khashoggit kanë dalë të pafajshëm dhe se Mohammed bin Salman është lënë jashtë gjykimit.

“Presioni i sauditëve ndaj opozitarëve nuk është një gjë e re. Në vitin 1980 pasi rrëmbyen një person në Liban e dërguan në Arabinë Saudite. Ky ishte shembulli i parë. Rrëmbyen nga Evropa, tre anëtarë të familjes mbretërore. Kohë më parë punët e tyre të pista i fshihnin, ndërsa me ardhjen e Mohammed bin Salman në pushtet duket sikur nuk u intereson për asgjë. Punët e pista të tyre tashmë i bëjnë para publikut. Nuk kishte ndodhur më parë një gjë e tillë si vrasja e Khashoggit”, tha Masarir lidhur me rolin e Salmanit në presionin kundër opozitarëve.

 

“Hakojnë telefonat e mençur”

Duke vënë theksin se Bin Salman, “vepron sikur gazetari Jamal Khashoggi nuk është vrarë”, aktivisti Masarir tha “(Mohammed bin Salman) Në fillim e refuzoi vrasjen, por e pranoi pas 2 ditësh. Ndërsa tani mohon se ka hakuar telefonin e Jeff Bazos (pronarit të Washington Post). Brenda disa javësh mund ta pranojë edhe këtë. Sauditët ndjekin të gjithë ata që flasin kundër tyre dhe ata ua hakojnë telefonët e mençur me qëllimin për të marrë informacione për t’i përdorur kundër tyre”.

Masarir tha se pas sulmit në vitin 2018 është ndërprerë kontakti me nënën dhe tashmë nuk mund të bisedojë me asnjë prej familjarëve të tij. “Mendoj se ato janë nën një presion të jashtëzakonshëm me burim nga Mohammed bin Salman. Jo vetëm unë, por të gjithë opozitarët jashtë vendit ndodhen në të njëjtën situatë”, shtoi Masarir.

Jeton nën mbrojtjen e policisë

Lidhur me sulmin e kryer ndaj tij, ai tha se fillimisht u ndoq nga persona të Arabisë Saudite dhe më pas është përballur me sulmin e këtyre njerëzve. Masarir tha se “sauditët kanë festuar me një etiketim të hapur në Twitter”.

Ai ka shpjeguar se ka marrë kërcënime për shkak të videos satirike rreth familjes mbretërore të Arabisë Saudite dhe se në vitin 2003 ka aplikuar për azil politik në Britani.

Masarir thekson se për hakimin e telefonit të tij filloi të dyshonte kur pajisja filloi të reagonte në mënyrë të parregullt. “Bateria mbaronte shumë shpejtë dhe nuk mund të bëja përditësime. Një muaj pas kësaj u sulmova. Mendoj se me ndjekin duke më hakuar telefonin”, tha Masarir.

Në inspektimet e kryera është konfirmuar hakimi i telefonit dhe se në pajisje ndodhej një program spiun i emëruar “Pegasus” që është prodhuar nga një kompani izraelite, tha Masarir duke njoftuar se pas kësaj ka ngritur një padi.

Masarir ka tërhequr vëmendjen se Gjykata e Londrës e ka pranuar padinë dhe se në procesin pas kësaj Ministria e Jashtme britanike do t‘i japë informacione Ministrisë së Jashtme të Arabisë Saudite.

“Mos i besoni Mohammed bin Salman. Të keni kujdes. Në ju kërkojnë mos pranoni të kryeni shkëmbime të numrit të telefonit sepse mund të hakoheni”, ka thënë në fjalën e tij Masarir.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...