Gripi sezonal merr përmasat e epidemisë në Greqi, 21 të vdekur nga tetori. Mbyllen shkolla e kopshte në disa zona

Saturday, 01 February 2020 11:56

Gripi sezonal i tipit A merr përmasat e epidemisë në Greqi. Javën e fundit rastet e shënuara janë të shumta dhe shifrat në rritje të vazhdueshme. Gjatë kësaj jave 1 në 10 pacientë ka simptomat e gripit, 11% të vizitave në mjekë apo klinika, 3% më shumë se fazën kulminante të vitit të kaluar

Nga tetori janë shënuar 100 raste të rënda, nga të cilët 88 pacientë janë kuruar në reanimacion, 41 vetëm javën e fundit. Nga këto raste, kanë humbur jetën 21 pacientë, 8 vetëm këtë javë.

Organizata e Shëndetësisë Publike Greke bën të ditur se 58% e rasteve të rënda nuk ishin vaksinuar kundër gripit sezonal të tipit A. Me urdhër të ministrisë së Arsimit sot janë mbyllur mjaft kopshte e shkolla fillore në Athinë, Selanik, Kavala, Samo e ishuj të tjerë, për shkak të numrit të lartë të të miturve të sëmurë me grip. Autoritetet kompetente bëjnë thirrje për vaksinim sa më shpejt, pasi epidemia sezonale në Greqi pritet të zgjasë deri në fund të muajit Mars.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...