Majku i Çmendur: Vdes mercenari më i famshëm në botë

Hënë, 03 February 2020 10:49

Michael Hoare, i njohur si Majku i Çmendur dhe i konsideruar si mercenari më i famshëm në botë, vdiq në moshën 100-vjeçare. I lindur në Indi nga prindër irlandezë, ai udhëhoqi fushata në Kongo në vitet ’60, të cilat e bënë të famshëm, raporton BBC.

Karriera e tij pati një fund të turpshëm në vitin 1981, kur u arrestua pasi drejtoi një grusht shteti të dështuar në Sejshele. Hoare vdiq në një spital në Durban të Afrikës së Jugut.

Historia e tij ka befasuar botën.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai shërbeu për Ushtrinë Britanike dhe mori gradën major. Pas lufte nisi karrierën si llogaritar, duke drejtuar disa biznese të vogla në Afrikën e Jugut.

Në vitin 1961 ai u njoh me Mise Tshombe, një politikan dhe biznesmen që do bëhej kryeministër i Kongos tre vite më vonë. Tshombe e punësoi britanikun që të udhëhiqte fushatën kundër rebelimeve komuniste. Kur fushata mbaroi pas 18 muajsh, Hoare dhe njësia e tij e mercenarëve, e njohur si ‘Patat e egra’, fitoi famë ndërkombëtarisht.

Bindja e tij e zjarrtë anti-komuniste e bëri një person të urryer në lindjen komuniste. Gjermania lindore e quante “gjakatari Majk”. Më vonë fitoi nofkën “Majku i çmendur”.

Në vitin 1978 doli edhe filmi “Patat e egra”, me aktorin e famshëm Richard Burton, bazuar te historia e mercenarit britanik.

Por kur ishte menduar se ai është tërhequr, u arrestua pas një tentative të dështuar për grusht shteti në Sejshele. Besohet se britaniku e urrente qeverinë socialiste të presidentit Albert Rene.

Ai përgatiti grupin prej 46 mercenarësh për të rrëzuar qeverinë. Plani ishte gati dhe ata do të futeshin në Sejshele si një klub ish-lojtarësh regbie. Por në aeroportin e Sejsheleve ndodhi një incident qesharak. Një nga anëtarët e grupit u fut në radhën e gabuar dhe u përplas verbalisht me një oficer doganor.

Kur i kontrolluan çantat, u zbuluan armët AK-47 të çmontuara. Në panik e sipër, ai tregoi se ka edhe armë të tjera.

Plani u dekonspirua dhe Hoare mori peng një avion të Air India për t’u kthyer mbrapsht në Afrikën e Jugut.

Ai u dënua me 20 vite burg, por doli pas 33 muajsh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...