Përpjekjet për të rindezur fushatën kundër Maduros, Guaido pritet në Shtëpinë e Bardhë

E Enjte, 06 February 2020 10:50

Udhëheqësi i opozitës venezueljane Juan Guaido u takua të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump. Takimi erdhi në një kohë kur zoti Guaido po përpiqet të rindezë fushatën e tij me qëllim largimin nga pushteti të Presidentit Nicolas Maduro.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë ku njoftohej vizita e zotit Guaido thuhej se “do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në rajon për t’u përballur me diktaturën në Venezuelë dhe do të qëndrojmë krah popullit të këtij vendi për të garantuar një të ardhme demokratike e të begatë“.

Vizita e zotit Guaido në Uashington është e fundit e një turneu botëror, që përfshinte takime me udhëheqës evropianë e kanadezë, si pjesë e përpjekjeve për të ringjallur fushatën e tij pas një revolte të pasuksesshme kundër zotit Maduro vitin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra vende të tjera njohin zotin Guaido si President të përkohshëm e legjitim të Venezuelës.

Muajin e kaluar zoti Maduro ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në dhe tha se palët mund të fitojnë në mënyrë të barabartë prej tyre. Zoti Maduro tha gjithashtu se kompanitë amerikane të naftës mund të përfitojnë financiarisht nëse Uashingtoni heq sanksionet ndaj Venezuelës, përfshirë kompaninë shtetërore të naftës, anëtare e OPEC-ut, “PDVSA”.

Ndërkohë të premten ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pritet të takohet në Karakas me zotin Maduro në një shfaqje publike të mbështetjes për udhëheqësin socialist.

Rusia i ka kritikuar sanksionet amerikane duke i cilësuar si të paligjshme e të dëmshme.

Opozita e udhëhequr nga zoti Guaido i ka kërkuar Uashingtonit të rrisë presionin ndaj Moskës për mbështetjen që i jep Venezuelës në aspektin diplomatik, ekonomik dhe ushtarak.

Zoti Maduro fitoi një mandat të dytë në maj 2018-s ndërsa tetë muaj më vonë zoti Guaido e shpalli veten president të përkohshëm të Venezuelës.

/VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...