Izolohen mbi 3.500 persona në anijen në San Francisko, brenda saj 21 të infektuar me koronavirus

Saturday, 07 Mars 2020 10:03

Ekuipazhi dhe pasagjerët nga më shumë se 50 shtete të botës kanë ngelur të bllokuar në anijen e ankoruar në San Francisko dhe pothuajse gjysma e 46 personave të testuar për koronavirus në bord kanë rezultuar pozitiv.

Lajmin e ka konfirmuar zv. Presidenti amerikan Mike Pence raporton the Guardian dhe fati i më shumë se 3.500 pasagjerëve dhe ekuipazhit të anijes mbetet ende i paqartë.

Pence tha se ishin regjistruar 21 raste pozitive, mes tyre 19 janë anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë.

Këta persona “do të duhet të karantinohen. Ata që do të kërkojnë ndihmë mjekësore do ta marrin atë”, tha Pence duke iu bërë thirrje amerikanëve të moshuar që të marrin në konsideratë kujdesin dhe të mos planifikojnë udhëtime gjatë kohës që sic e quajti ai, përbën krizë.

Ka pak detaje se ku do të çohen pasagjerët që do të karantinohen.

Në anije ka 2.422 udhëtare dhe 1.111 persona që janë pjesë e ekuipazhit, me më shumë se 140 britanikë dhe katër australianë mes tyre, raporton The Guardian.

Për rastin ka reaguar edhe Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e ka pranuar qartësisht shqetësimin e tij për shpërthimin e koronavirusit në SHBA duke thënë për rastet e të prekurve brenda anijes: “Më mirë të rrinë aty ku janë”.

“Nuk kam nevojë të kem dyfishim shifrash të rasteve, për shkak të një anije që nuk ishte për faji tonë”, tha ai, citon The Guardian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...