Rriten tensionet në Greqi, zjarr në një kamp refugjatësh, përleshje në kufi me Turqinë

Diel, 08 Mars 2020 15:12

Një zjarr ka përfshirë një kamp të refugjatëve në Ishullin Lesbos të Greqisë, teksa tensionet janë rritur pas protestave për hapje të kufirit.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të qarta raportojnë mediat e huaja.
Në ditët e fundit, shumë emigrantë janë strehuar në Lesbos pas rritjes së numrit të tyre që vijnë nga Turqia. Qindra nga ta janë munduar të arrijnë në këtë ishull që nga deklarata e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan javën e kaluar për “hapjen e dyerve” për refugjatët që të hyjnë në Evropë.

Por, të shtunën, presidenti turk urdhëroi rojën bregdetare të mos lejojë kalimin e migrantëve nëpër Detin Egje për shkak të rrezikut për jetën.

Turqia javën e kaluar i hapi kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Erdoganin për shfrytëzim të migrantëve për qëllime politike dhe ka insistuar në mbylljen e kufijve. Ndërkohë, përleshjet kanë shpërthyer përsëri në kufirin tokësor midis Greqisë dhe Turqisë.

Të shtunën, policia greke përdori gaz lotsjellës ndaj turmave në vendkalimin kufitar në Kastania. Emigrantët u përgjigjën duke hedhur gurë dhe duke bërtitur “hapni portat”, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Në vitin 2016, u arrit një marrëveshje me të cilën Turqia do të ndalonte lejimin e migrantëve për të arritur në BE në këmbim të fondeve nga blloku për të ndihmuar Ankarane të menaxhojë numrin e madh të refugjatëve.
Por që nga ajo kohë, tensionet midis BE dhe Turqisë janë ndezur në çështje të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...